• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do marrësh përgjigjen që meriton”, Idajeti-Shqiponjës: Në atë shtëpi nuk ke për t’u kthyer më

by A R
11/12/2022 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burrë e grua dolën këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”. Zonja Shqiponj dhe zoti Idajet u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një çështje pronësie. Shqiponja pretendon se bashkëshorti i saj është bashkëpunëtor me kunatin dhe kanë dashur ta lënë atë pa shtëpi, pasi banesa e tyre, tashmë është  në emrin e vëllait të zotit Idajet.

Mirëpo ky i fundit refuzon ta ketë bërë një veprim të tillë dhe shfaqet shumë i nxehur me ftesën e gruas  së tij në këtë seancë ndërmjetësimi publike, ai shprehet se ndihet i diskriminuar. Po ashtu ai i drejtohet të shoqes duke i thënë se ajo do marri përgjigjen që meriton dhe se asnjëherë nuk ka për t’u futur më  në atë banesë sa të jetë gjallë ai.

Eni Çobani: Sikundër ndoqët insertin ne sot kemi Shqiponjën, një zonjë e vërtetë, me probleme shumë të rënda si personale, por edhe brenda familjes. Gjë të cilën do e sqarojë Shqiponja. Unë e falënderoj publikisht që ka ardhur dhe ka gjetur ndërmjetësimin për t’u përballur me bashkëshortin e saj. Zoti Idajet ju falënderoj dhe ju. Ju përgjigjët pak me ashpërsi në fakt ardhjes deri këtu, e shikoj që jeni akoma  i  ashpër edhe në këtë përballje dhe  më bëri përshtypje, të paktën ta përshëndesnit nënën e katër vajzave tuaja, keni bërë katër vajza me këtë zonjë.

Idajeti: Si mund ta përshëndes, kur ajo më fton publikisht për të më diskriminuar. Unë nuk e di se çfarë mendon kjo.

Eni Çobani: Ju ndiheni i diskriminuar sot?

Idajeti: Shumë.

Eni Çobani: Po për çfarë arsyeja, se ne ju kemi sjellë në një seancë ndërmjetësimi dhe ku ka ma mirë se  të flasësh me bashkëshorten?

Idajeti: Kjo ka ngritur një akuzë ndaj meje, si bashkëpunëtor në dhënien e këtyre pronave vëllait tim.

Eni Çobani: Po kjo është një akuzë që ne do e trajtojmë në këtë seancë ndërmjetësimi dhe unë nuk e shikoj diskriminimin këtu. Unë do ju jap fjalën ju, do i jap fjalën zonjës.

Idajeti: Nuk kishte pse të më sillte këtu.

Eni Çobani: Po se ju nuk bisedoni më pra, ju vetëm bërtisni me njëri-tjetrin. Unë uroj që sot të bisedoni dhe mos të bërtisni.

Idajeti: Nuk bisedon me mua dot kurrë ajo. Për këtë që ka bërë ajo, nuk mundet.

Shqiponja: Do ta shikojmë zoti Idajet. Koha do ta vërtetojë.

Idajeti: Koha do e vërtetojë dhe ti do marrësh përgjigjen e duhur. Po ta them këtu, ti nuk ke për t’u kthyer më në atë banesë, për këtë që ke bërë sot. Që mua më ke ftuar këtu publikisht për të më diskriminuar në sy të publikut, në sy të gjithëve.

Shqiponja: E meriton.

Idajeti: E meritoj unë?

Ardit Gjebrea: Idajet mos dëshiron të thuash diskreditim, jo diskriminim?

Shqiponja: Ulu në vend mos më hajde mua këtu.

Idajeti: Unë nuk e mendoja kurrë që ti të mi bëje mua gjithë këto gjëra.

Eni Çobani: Po pse nuk e  mendoje kurrë ti zoti Idajet? A flet me zonjën ti. E para njëherë se edhe Arditi ju tërhoqi vëmendjen jo diskriminim, por diskreditim.

Idajeti: Unë nuk kam bashkëpunuar.  Unë nuk e di dhe vet si ka mbërritur kjo banesë. Ajo më largoi nga banesa. Të vijë të më diskriminoj këtu në publik mua, për një gjë që se kam bërë. Unë s’e pranoj kurrë  këtë!

Eni Çobani: Mirë ti mund të mos pranosh shumë gjëra dhe shumë burra të tjerë mund të mos e pranojnë por në fakt këto gjëra kanë ndodhur dhe këtë banesë e ka vëllai jot.

Next Post
32 vjetori i PD / Berishës s’i del e keqja me Bashën: E shndërroi partinë në fasadë të qeverisë

32 vjetori i PD / Berishës s'i del e keqja me Bashën: E shndërroi partinë në fasadë të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In