• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do krijojë parti të re apo do kandidojë me Nismën Thurje? Hajdari e lë gjithçka të hapur: Do jem në zgjedhje, luftarake si gjithmonë

by Ardit Rada
30/06/2020 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sërish për kandidimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe është pyetur nëse do të krijojë një parti të re.

Hajdari nuk dha një përgjigje të saktë për këtë, por theksoi se do të jetë edhe në listë edhe në zgjedhje.

“Do të jem në listë dhe në zgjedhje, luftarake sikurse jam gjithmonë. Uroj që të kem mjaftueshëm vota që të rizgjidhem në Kuvend. Mesa shikoj unë sot nevoja është që të kemi forca të reja politike. Si do të marri kjo udhë, sepse kjo nuk është iniciativë e lehtë. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’u ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve”, u shpreh ajo në Rtv Ora.

E plotë:

Rudina Hajdari: Kishte momente në këshillin politik, sidomos në këshillin politik, një hezitim për hapjen e listave. Ndryshimi i sistemit nuk ndodhi dhe pamë një marrëveshje që palët nuk ishin dakord me ndryshimin e sistemit. Kjo nxiti opozitën parlamentare dhe shoqërinë civile që t’i bashkoheshin nismën për ndryshimin e sistemit.

Ajo çka duhet është ajo që i ka munguar sistemit të zgjedhjeve, që të votojmë jo vetëm sigla partie, por ata deputetë që përfaqësojnë qytetarët. Nëse nuk përfshihet sistemi në ndryshime, se duhet edhe ndryshim kushtetute. Është edhe një rekomandim i OSBE/ODHIR që ne të kemi lista të hapura. Kjo është është mbështetur edhe nga opozita në vitin 2017. Ka qenë e qëllimshme që sistemi zgjedhor të futet brenda kushtetutës, për ta bërë gati të pandryshueshme.

Lidhur me këshillin politik, Hajdari tha se ky këshill nuk kishte kërkesa konkrete për publikun që ta motivonin për të votuar.

Rudina Hajdari: Fakti që ne bëmë këshillin politik dhe komisioni, kjo tregon jë vullnet të pastër të palëve, por se sa do të shkohet dhe sa do të motivojmë njerëz, kjo do parë. ndryshimi i sistemit ngjit në popull dhe kjo është një fitore e shqiptarëve dhe diçka që garantohet edhe me kushtetutë, kur sot kjo gjë nuk garantohet. Një sistem i ri garanton një përfaqësim më demokrat dhe përmirëson gjendjen në kuvendin e Shqipërisë. Nuk garanton domosdoshmërisht futjen e forcave të reja. Padyshim që mund të ketë forca të reja.

Nëse bëjmë një reformë zgjedhore që qytetarëve t’u realizohet dëshira që nuk është realizuar 10 viteve të fundit, që të votojnë një kandidat që ata zgjedhin. Mendoj se korriku do të jetë muaji i hapjes së listave dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor. Këshilli politik nuk kishte kërkesa që ishte konkrete për publikun që të motivohet të depozitojë votën. Shpresojmë procesi të kurorëzohet me një fitore të opozitë parlamentare dhe t’u japë shqiptarëve një palë zgjedhje ndryshe. Kjo do të bëjë që njerëzit të shkojnë të motivuar drejt kutive të votimit.

Hajdari shtoi se draftimi i nismën për ndryshime kushtetuese ka ardhur nga 28 deputetë, për çka është dashur një negocim. Ndërsa referuar pragut, ajo tha se 5% është një shifër shumë e lartë dhe e vështirë për t’u kapërcyer.

Rudina Hajdari: Draftimi i nismës për ndryshime kushtetuese ka pasur disa kërkesa brenda dhe ka ardhur edhe nga grupe të tjera parlamentare, pasi grupi demokrat nuk ka 28 deputetë. Prandaj i është dashur të negociojë për të arritur një draft, që të kenë këto 28 firma. Në këtë draftim ne e kemi shprehur se pragu 5% është shumë i lartë. Për të kapur një prag të tillë është shumë e vështirë. Duhet ët jemi shumë të kujdesshëm, pasi jemi në një fazë negocimi. Besoj se kjo çështje ka marrë goxha mbështetje dhe është një moment historik. nuk besoj se mazhoranca do të jetë penguese, biles do të mundohet që ta kamuflojë që ta bëjë si kauzë të vetë, por që nuk është. Në fund të ditës kjo do të jetë një fitore e shqiptarëve.

Hajdari përfundoi duke thënë se nuk do të votojë në parlament kodin e ri, nëse nuk ka ndryshim sistemi. Ajo foli edhe për krijimin e një force të re politike, duke thënë se është e nevojshme që t’u ofrohet qytetarëve sa më mundësi në zgjedhje

Rudina Hajdari: Nëse ndryshimi i sistemit nuk vjen në parlament, unë nuk kam për ta votuar atë në parlament. Unë do t’i qëndrojë kësaj pike deri në fund dhe nuk lëshoj pe. Kërkesa e heqja e koalicioneve parazgjedhore është diçka që nuk e kam parë. dhe thuhet në media që kjo ndihmon PS-së, por nuk mendoj se PS është një parti kaq e madhe si forcë e parë. këtë argument refuzoj që ta pranoj se më duhet në fallcitet.

Do të jem në listë dhe në zgjedhje, luftarake sikurse jam gjithmonë. Uroj që të kem mjaftueshëm vota që të rizgjidhem në Kuvend. Mesa shikoj unë sot nevoja është që të kemi forca të reja politike. Si do të marri kjo udhë, sepse kjo nuk është iniciativë e lehtë. Ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe t’u ofrojmë sa më shumë mundësi qytetarëve.

/e.rr

Next Post
Zjarri në Pashaliman, bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët. Ministria e Mbrojtjes: Nuk rrezikohet baza

Zjarri në Pashaliman, bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët. Ministria e Mbrojtjes: Nuk rrezikohet baza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In