• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Do ketë luftë po s’u ngushtua hendeku mes të pasurve e të varfërve”

by
06/06/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paul Tudor Jones është një menaxher i njohur i fondeve spekulative Hedge­Fonds në SHBA. Intervista ai jep rrallë, por para disa javësh ai mori në pjesë në konferencën për inovacionin “TED­Talk” në Kaliforni dhe e krahasoi shoqërinë e SHBA me një njeri që ka varësi nga drogat: “Hapi i parë është të pranosh se ke një problem”, u shpreh Jones. Mania për fitim ndërkohë është bërë kaq e vetëkuptueshme, sa shoqëria nuk e vë re fare si e shkatërron veten.

“Revolucion, tatime më të larta ose luftë”

Pabarazia në rritje në të ardhura e shqetëson atë. Në SHBA, një përqind e popullatës merr 20 përqind të të ardhurave. Deri në fund të viteve 1970 të pasurit merrnin gjysmën e kësaj sasie. “Gërshëra midis më të varfërve dhe më të pasurve do të mbyllet”, vazhdoi Jones. “Ose me revolucion, me tatime më të larta ose me luftë.” Fjalët e Jones­it të tërheqin vëmendjen, meqenëse ai vetë pasurinë prej 4,6 miliardë dollarësh ia dedikon kryesisht ekonomisë së lirë. Por vitet e fundit ai është dalluar për gatishmëri të madhe për donacione dhe për themelimin e fondacioneve bamirëse. “Revolucion” – dëgjimi i kësaj fjale pikërisht nga goja e një super të pasuri u citua shumë herë në media. Sepse me të vërtetë në vitet e fundit janë shtuar lëvizjet qytetare dhe protestat në SHBA. Në 2011 duke nisur nga Occupy Ëall Street, e ndjekur nga studentët në vend, të cilët nuk duan të hyjnë më në borxh për të bërë studime. Punonjës në degën e shërbimeve kërkojnë një pagë minimale më të lartë. Edhe revolta kundër dhunës policore dhe racizmit është më e fortë në komunat me të ardhura më të ulëta.

Lënie pas dore me dekada

“Trazirat e rebelimet u duken shumë vetëve si pa kuptim politik dhe pa objektiv”, thotë David Huyssen. Ai është profesor për historinë e SHBA dhe jep mësim në Universitetin Yale në Neë Haven. Por e gjithë kjo është sipas tij krejt e gabuar. Ato janë shpesh rezultat dhe reagim i lënies pas dore me dekada të tëra, i mungesës së investimeve dhe i diskriminimit, thotë Huyssen. Aktivisti për të drejtat e njeriut Martin Luther King ka thënë: “Kryengritjet janë gjuha e të padëgjuarve”. Në histori, trazirat dhe protestat kanë qenë shpesh fillimi i një revolucioni ose i një rendi të ri.

Grupimet kanë të njëjtat interesa specifike

Historiani Huyssen nuk e beson se në SHBA është një revolucion në prag të derës. “Aktivistët e pagave minimale, punëtorët e Ëalmartit, studentët që vuajnë nga barra e kredive dhe fushatat “jetët ­e ­të zinjve­ kanë ­rëndësi” do të kenë nevojë edhe për një copë herë kohë sa të kuptojnë se kanë në fakt të njëjtat interesa specifike: “Si kundërshtarë të një sistemi, që i shtyp dhe i diskriminon”. Miliarderi Jones ngul këmbë që sipërmarrjet të detyrohen më shumë që të angazhohen për synime bamirësie. Një organizatë jofitimprurëse e themeluar prej tij do të shqyrtojë me anë të sondazheve se si mund të funksionojë kjo në praktikë. Ideja pas kësaj: të pasurit duhet t’i ndalojnë duke bërë donacione lëvizjet politike, të cilat mund të kalojnë në kaos dhe të dalin jashtë kontrollit.

DW

Next Post

Shqiptari i ISIS: Rama, Thaçi, Gruevski, Ahmeti dhe Vuçiç, bëni gati arkivolet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In