• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do kemi vizita blic”/ Krifca paralajmëron tregtarët: E rëndësishme është të jemi transparentë për çmimet

by
20/03/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në një pikë grumbullimi dhe farmaci bujqësore në Maminas, për të monitoruar transparencën te tregtarët e mëdhenj të inputeve mbi marzhin e fitimit për produktet plehëruese për fermerët. Ajo paralajmëroi se do të ketë vizita blic në mënyrë që të jenë transparentë.

Krifca: Sot kemi rëndësi primare që të krijojmë transparencë të madhe për çmimet e produkteve që janë jetike për fermerët. Ne do të kemi mundësi me strukturat tona të kontrollojmë. Ajo që po tentojmë të kontrollojmë është që produktet nga importi deri në pikën fundore të mos kenë marzhe të fryra, të cilat nuk justifikojnë dot atë situatë që po kalojmë ne me fermerët.

Ka 2 momente kyçe që po kalojmë tani me fermerët që është pjesa e plehrimit bazë për misrin dhe me grurin dhe i bëjmë thirrje fermerëve që të mos hezitojnë të plehrojmë.

Tregtari: Çmimet janë ulur nga tregtarët e mëdhenj. Nëse çmimet janë rritur, ne do ju njoftojmë menjëherë.

Krifca: Dhe ne do bëjmë vizita blic, ndaj njoftoni anëtarët e shoqatës.

Tregtari: Tregtarët kanë bërë uljen e çmimit. Ka filluar ulja gjatë javës që shkoi.

Krifca: Ajo që ka rëndësi është të krijojmë transparencë. Jemi në momentin që duhet të prodhojmë.

Tregtari: Material ka, gjenden nëpër magazina. Mungesë nuk ka dhe nuk do të ketë.

Krifca: Është e rëndësishme të japim sens se ka pasur shumë spekulime për tregtarët e inputeve dhe ka pasur zhurmë të madhe, ndaj duhet që fermeri të krijojë sens dhe njohuri se nga vjen transferimi. Duhet rritur transparenca që rritje nuk vjen prej abuzimit të tregtarëve. Po fara ka pasur rritje çmimi?

Tregtari: Jo.

Krifca: Domethënë cështja është vetëm për plehrimin bazë për misrin.

/b.h

Next Post
“Ne duam të jetojmë”/ Zelensky flet para Parlamentit izraelit: Fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur

"Ne duam të jetojmë"/ Zelensky flet para Parlamentit izraelit: Fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In