• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do kemi dhe ne hekurudhë?

by Fatos Çoçoli
28/10/2022 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Hekurudha elektrike Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin e Rinasit, po bëhet gradualisht realitet. Deri tani janë realizuar 30 përqind të punimeve të saj. Me këtë ritëm, qeveria është optimiste se brenda një viti e gjysëm, ose maksimumi dy vitesh, qytetarët do të shkojnë nga Tirana për në Rinas në vetëm 12 minuta dhe nga Tirana për në Durrës vetëm 22 minuta! Kjo, ngaqë treni elektrik ka një shpejtësi të madhe, deri në 100 km në orë dhe distanca përshkruhet shumë shpejt. Do të jetë hekurrudha e parë elektrike tek ne dhe një ogur i mirë për segmentin e dytë të hekurrudhës elektrike Durrës-Vlorë, i cili nuk do të ngjajë më si një ëndërr e largët.

Pashaporta teknike e hekurrudhës Tiranë-Durrës

Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës është pjesë e zgjatimit të rrjetit trans-europian të transportit TEN-T (https://transport.ec.europa.eu/transport-themes/infrastructure-and-investment/trans-european-transport-network-ten-t_en) të Bashkimit Evropian. Ky rrjet e ka investim strategjik zgjatimin e tij në vendet kandidate të BE-së.

Hekurudha elektrike Tiranë-Durrës përbën një histori suksesi në ngjizjen e saj si projekt, pasi konkurroi ne korrik 2016, ne Samitin e Parisit, per grante nga Bashkim i Evropian dhe nga Fondi i Investimit për Ballkanin Perëndimor dhe fitoi.

Fitoi një grant 35.5. milionë euro, si dhe një kredi të butë (me përqindje interesi të ulët dhe me afat shlyerje të gjatë) nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, prej 36.9 milionë euro. Qeveria doli garant për të përballuar pjesën tjetër të vlerës totale të zbatimit të këtij projekti prej 92 milionë euro, pra 18.6 milionë euro.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore ekzistuese Tiranë –Durrës, duke përfshirë përshtatjen e saj për tren elektrik. Linja ekzistuese hekurrudhore ka një gjatësi prej 34,2 km, ndërsa degëzimi i Rinasit ka gjatësi 5 km.

Projekti Tiranë-Durrës ishte një nga tre projektet fituese në Samitin e Parisit, ku konkurruan 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

Tenderin ndërkombëtar e fitoi kompania italiane italiane INC S.P.A, e cila dha ofertën më të ulët prej 69.7 milionë eurosh, për  realizimin e projektit. Kjo kompani rezulton e regjistruar në Torino të Italisë dhe ka si objekt veprimtarie ndërtimin e rrugëve dhe hekurrudhave, ndërsa dega në Shqipëri është regjistruar në vitin 2019. Oferta e ulët e kompanisë fituese bëri të mundur që projekti të financohet i gjithi nga paratë dhuratë të Bashkimit Evropian (50% ose 35 mln euro) dhe nga kredia e butë e BERZH (50% ose 34.9 mln euro).

Përfitimet e qytetarëve

Jo vetëm çdo qytetar që dëshiron të shkojë në Rinas mbërrin të paktën dy herë më shpejt nga udhëtimi me autoveturë, por edhe çdo qytetar që shkon në Durrës dhe durrsakët që vijnë për punë në Tiranë, do ta përshkruajnë distancën shumë më shpejt se sa udhëtimi nga autostrada(22 minuta, në krahasim me 35-45 minuta që duhen sot, në varësi të trafikut).

Hekurrudha parashikohet t’u kursejë qytetarëve të pakten 25 milionë euro karburant dhe shpenzime biletash furgonësh në vit, pa llogaritur kohën që kursehet.

Projekti është  i integruar, sepse ka një linjë ekzistuese shinash të hekurudhës, që dikur lidhte Tiranën dhe Durrësin, por projekti përfshin edhe pesë kilometra, që do të ndërtohen tërësisht nga e para dhe që do të lidhin Tiranën me Aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza. Udhëtimi vijon më tej, deri në Durrës.

Hekurrudha  elektrike është pjesë e transportit të gjelbër. Koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës, ku në vendndodhjen e mëparshme(stacioni i vjetër) do të ndërtohet stacioni i trenit, drejt Aeroportit Nënë Tereza, do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres, ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen rreth  22 minuta. Projekti do të ndikojë në hapjen e qindra vendeve të reja të punës, si gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, ashtu edhe gjatë periudhës së operimit të kësaj linje hekurudhore.

Next Post
Përurohet stacioni i ri zjarrfikës në Tiranë, Veliaj: Ne flasim me punët që bëjmë! Pedagogët që protestojnë, të marrin shembull nga…

Përurohet stacioni i ri zjarrfikës në Tiranë, Veliaj: Ne flasim me punët që bëjmë! Pedagogët që protestojnë, të marrin shembull nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In