• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do kandidojë për kryetar bashkie në Himarë? Ja si përgjigjet Vangjel Tavo

by Java News
29/03/2024 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar mirëpo kjo është shoqëruar me kaos dhe debate të shumta, duke sjellë edhe reagim të ashpër nga Greqia.

Mirëpo, gjithçka ka ndodhur deri më tani, përshirë edhe sherrin në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, për prefektin Vangjel Tavo është një konflikt i stisur për interesa shumë të vogla. Në një intervistë në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çiflgu, Tavu u shpreh se kjo “furtunë në gotë”, siç ai e cilësoi, po bëhet për shkak të keqinterpretimit të ligjit, me ose pa qëllim.

“Unë isha si prefekt i Vlorës, në fund të fundit dhe sikur të isha si qytetar i thjesht, ka të drejtën time të isha present në atë sallë, mendoj se duke e keqinterpretuar ligjin, ose e bëjnë qëllimisht, ata mendojnë se mund të intimidojnë Këshillin për të ushtruar funksionet e tij, bazuar në ligjin për pushtetin vendor.

Janë ata që duan të mbajnë Himarën peng, Himara nuk është pjesë e një grupimi njerëzish, por Bashki e gjithë atij komuniteti që jeton në Himarë, por po kalon momente të pamerituara për komunitetin himariot për shkak të keqinterpretimeve që duan t’i bëjnë ligje dhe konflikteve lokale që kanë marrë përmasa absurd. Stuhi në gotë, duhet të nxjerrin mësim të gjithë në radhë të parë përfaqësues të atij komunitetit, të ulen dhe të bashkëpunojnë. Konflikte të stisura për interesa të vogla që ushqejnë sherr”, tha ai.

Tavo nuk pati një përgjigje konkrete nëse do të jetë ai kandidat i socialistëve për kryebashkiak. Ai u mjaftua të thoshte që do jetë i angazhuar më së miri për të bërë punën e prefektit të qarkut, por mos e mohuar kategorisht pranimin e një ftese të mundshme nga kryesocialisti Edi Rama.

“Jam totalisht i angazhuar në detyrën që më është caktuar të prefektit të qarkut të Vlorës, që përveç Himarës ka dhe Bashki të tjera dhe jam i angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti dhe përtej garantorit”, deklaroi Tavo në një intervistë në A2 CNN.

Akuzave nga burgu të kandidatit të zgjedhur, por të pabetuar, Fredi Belerit se ka nisur fushatën, Tavo i përgjigjet shumë shkurt. Ai tha se çështja e pronësisë nuk është për fushatë, por një mundësi zgjidhjeje të një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet ky komunitet.

“Një nga gjërat që do merrem në qarkun e Vlorë është problematika e marrjes së titujve të pronësisë, prefekti nuk bën fushatë elektorale, e kam marrë këtë angazhim për t’u shërbyer njerëzve që duan që pronat që kanë t’i kenë me certifikatën e pronësisë. Një turizëm që do rrisë të ardhurat për çdo familje. Ngaqë kam bërë diku të 16 fushata, nuk më bën përshtypje se çfarë thonë. Nuk është fushatë elektorale, por një problematikë që nuk mund të mbahet peng nga një grup njerëzit”, u shpreh ai./m.j

Next Post
SONDAZHI / Rama apo Kurti? Shqiptarët vlerësojnë se kush ka mbajtur qëndrim më të drejtë për veriun e Kosovës

Sondazhi: Edi Rama, politikani që qytetarët në Kosovë do donin t’i përfaqësonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In