• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do jetë qyteti i ëndrrave”, Veliaj me ministren Balluku në Kombinat: Në lagjen e projektuar nga Marco Casamonti edhe një xhami e re

by
10/04/2021 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku fushatën e saj për zgjedhjet e 25 Prillit po e zhvillon në Kombinat, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, gjatë një takimi prezantues të saj me banorët e Njësisë 6 u shpreh se edhe pse ka një prej portofoleve më të vështira në kabinetin qeverisës, Belinda po përballet edhe me një prej zonave më sfiduese, sa i takon procesit të rindërtimit.

“Jam shumë krenar për Belindën dhe besoj që kemi sjellë gocën tonë më të mirë në Kombinat, sepse është edhe puna më e vështirë. Është dhe sfida më e madhe. Ka një nga portofolet më të vështira në qeverinë tonë, do të duhet të përballet me sfida që nuk janë të lehta, por nëse nuk do e besoja nuk do e thoja, kemi njeriun më të mirë për sfidën më të madhe në të gjithë territorin e Tiranës, që është zona e Kombinatit,” tha Veliaj.

Balluku ka shpjeguar banorët se si do të jetë lagjja e re e projektuar në Programin e Rindërtimit, e cila do të marrë emrin “Kombinart”.

“Këtë lagje e ka projektuar Marco Casamonti, një nga arkitektët më të njohur në botë, i cili ka bërë dhe dizajnin e stadiumit “Qemal Stafa” dhe të Aeroportit të Vlorës. Do jetë qyteti i ëndrrave, por mbi të gjitha ai do jetë streha më e re dhe më moderne e familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti,” tha Balluku, duke veçuar faktin ende jo shumë njohur të ngritjes edhe të dy objekteve të reja të kultit.

“Kemi menduar edhe për një xhami të re në lagjen e Kombinatit. E kemi diskutuar edhe më gjerë me komunitetin mysliman dhe është përfshirë brenda projektit të Casamontit. Në ditët në vazhdim edhe vetë imamët këtu në Kombinat do kenë mundësi që ta bëjnë publike këtë vepër,” tha ajo. Ministrja i është përgjigjur edhe një prej shqetësimeve të ngritura shpesh sa i takon ndërtimeve të reja, të cilat banorët kanë kërkuar që të jenë në po ato pozicione ku po shemben pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

“Është një debat i nxitur edhe nga politika. Arsyeja pse po spostohemi me ndërtimet e reja është se disa pallate ndodhen në një formacion gjeologjik të paqëndrueshëm dhe këtë duhet ta kuptojmë pasi është shumë e rëndësishme. Nëse nuk po ndërtojmë në të njëjtat pozicione pallate në Kombinat, por kemi vendosur që të zhvillojmë këtë polin e ri të “Kombinart” është për shkak se ato pozicione kanë një reliev gjeologjik të paqëndrueshëm,” shpjegoi Balluku./ b.h

Next Post
Masat anti-COVID/ Në tre ditët e fundit, mbi 13 mijë qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë

Masat anti-COVID/ Në tre ditët e fundit, mbi 13 mijë qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Sektori i ndërtimit, Rama: E papranueshme që i hidhet baltë, po transformon Shqipërinë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In