• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do jetë i pranishëm në protestën për UÇK, Fatmir Mediu: I kam marrë leje Berishës!

by A R
17/10/2025 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu do të jetë opozitari i vetëm që do t’i bashkohet tubimit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Gjykatës Speciale, që do të zhvillohet pas dy orësh në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Në “Puls” me Bruna Çifligun, ligjvënësi opozitar tha se ka qenë konstant në mbështetjen e tij për Kosovën dhe se gjatë historisë ka treguar se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së.

“Unë besoj që jam konstant në qëndrimet e mia politike për më shumë se 30 vjet. Partia Republikane qëndron në tre themele kryesore. Para është kombi, pastaj është në mënyrë të padiskutueshme besimi dhe prona private. Dhe Partia Republikane që në kohën e zotit Godo ka qenë goxha e angazhuar përsa i përket pavarësisë së Kosovës me peticione, me angazhime. Kemi bërë një peticion për Kosovën në vitin 1991. Kemi bërë po ashtu një peticion për të dërguar Milosheviçin në Hagë për gjenocidin serb në Kosovë. Kemi qenë pjesë aktive gjatë luftës çlirimtare të Kosovës në politikën shqiptare, në aktivitete të ndryshme, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbledhje fondesh po ashtu edhe me batalionin e Atlantikut dhe kemi krijuar një raport me këta drejtues të UÇK-së, të cilët besoj nuk janë thjesht historia e tyre personale por historia e Kosovës”, tha Mediu në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN.

I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij për t’iu bashkuar tubimit, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike.

“Unë kam marrë një pozicion që në raportet e mia politike por dhe personale do të jem sot në atë tubim i cili organizohet për mbështetjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do kisha dëshirë të kisha dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike. Kam diskutuar dhe kam gjetur mirëkuptimin edhe me zotin Berisha për pjesëmarrjen time në këtë pikëpamje. Nuk është se ndonjëherë zoti Berisha ka tentuar të imponojë një qëndrim të vetin dhe pa dyshim këtë diskutim mund ta kishin bërë dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike me zotin Berisha. Patjetër si qytetar se si ju unë jam qytetar në radhë të parë. Thjesht si qytetar. Unë do të jem, pa dyshim që unë jam dhe politikan dhe kam thënë dhe dje do jem kudo ku diskutohet për Kosovën dhe do bëj çdo gjë që është e mundur për të mirën e Kosovës, sepse e bëj për kombin tim dhe e bëj për interesat e shqiptarëve”, u shpreh Mediu.

Next Post
Dialogu Mesdhetar | Spiropali: Rruga drejt BE-së, në zemër të progresit transformues të Shqipërisë

Dialogu Mesdhetar | Spiropali: Rruga drejt BE-së, në zemër të progresit transformues të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In