Sivjet mbushen 10 vjet që kur imzot Mark Sopi dhe presidenti Ibrahim Rugova, në një interval kohor prej dhjetë ditësh, ndërruan jetë dhe, për të shënuar këtë përvjetor, Ipeshkvia e Kosovës, në bashkëpunim me familjen Sopi dhe Rugova, organizon të martën meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Mesha do të mbahet në ora 18:00 në Katedrale, ndërsa pas saj do të hapet një ekspozitë me fotografi nga jeta e këtyre dy personaliteteve në Katedrale, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 22 janar 2016.