• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Do isha vrasës profesionist shumë i suksesshëm”, Laert Vasili shokon me deklaratën: Di t’i fsheh gjurmët…

by A M
27/11/2024 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Flet” ka qenë aktori Laert Vasili ku dhe ka lëshuar një sërë deklaratash dhe e kemi njohur atë shumë më shumë nga sa e njihnim deri më sot.

Gjatë kësaj interviste Vasili ka thënë se do të ishte një vrasës profesionist i suksesshëm dhe kjo falë prindërve të tij.

Teksa po bashkëbisedonte me Ilnisën, aktori tregoi se nëna e tij ishte një kolonele shumë e zonja, të cilën e shihte gjithmonë kur hynte në shtëpi me kallash, pistoletë dhe dy granata dore.

Laert Vasili: Unë shihja një njeri që ishte 1.50 metra, kolonele. Sipas një raporti të “Mossad”, ishte e dyta në traktatin e Varshavës pas një gjenerale që ishte në Gjermaninë Lindore, e dyta ishte mamaja ime në Shqipëri. Ajo që quhej mama për mua ishte një njeri me uniformë ushtarake, me çizme, me kallash, me dy bomba dore dhe me një pistoletë.

Ilnisa Agolli: Kjo ishte në fantazinë tënde?

Laert Vasili: Ç’fantazi moj?! Kështu hapej dera, vinte mamaja në shtëpi. Do përqendrohesh te unë të lutem?

Ilnisa Agolli: Jo, unë te ty jam, por mua s’më ka hyrë ndonjëherë mamaja…

Ilnisa Agolli: Oficere jo, por kam njohur dhe personazhe, miq të mi që e kanë pasur mamanë kolonele, por nuk mund të hynte përveç çantës dhe gatimeve, qeseve. Jo të vinte e armatosur në një farë mënyre. Në ç’vit vinte mamaja e armatosur në shtëpi?

Ilnisa Agolli: Ç’mendoje ti kur shikoje mamanë që hynte ashtu?

Laert Vasili: Se mos kisha parë mama tjetër unë. Nuk vinin konkurrente disa mama. Ajo ishte mamaja. Hynte mamaja, kishte dy bomba dore, kallashin dhe një pistoletë. Tani si mendon ti, kur hynte ajo brenda thoshte: ‘Shpirti i mamit, pashai i mamit, ku je?’.

Ilnisa Agolli: Tani unë po kuptoj shumë gjëra që më lidhen me vijueshmërinë e dialogut tonë, por kjo ishte e bukur gjithsesi. Më pas, ai rrëfen dhe pjesën se çfarë do të bëhej po të mos ishte aktor, duke treguar se do të ishte një vrasës profesionist shumë i suksesshëm, kjo pasi kishte mësuar mjaft mirë si t’i fshihte gjurmët.

Laert Vasili: Laerti jo aktor, po deshe ti, unë mund të isha bërë vrasës profesionist. Po, do isha shumë i suksesshëm. Jam rritur nga dy kolonelë, di të fsheh çdo lloj gjurme.

Ilnisa Agolli: Këtë e the si Laerti, apo si aktor?

Laert Vasili: Ky është Laerti, aktorin e sheh në skenë.

Ilnisa Agolli: Pra Laerti jo aktor do ishte një vrasës shumë i suksesshëm.

Next Post
Australia kalon ligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç

Australia kalon ligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In