• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do isha lapidar në ndonjë vend,” Klodian Murati tregon arsyet që e shtynë të largohej jashtë vendit

by A R
04/11/2024 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej vitin 2014 Klodian Murati është kthyer nga emigrimi për të qëndruan në Shqipëri ku dhe ushtron profesionin e tij si instruktor i yoga-s. Në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ai kujton vitet kur u detyrua që të merrte rrugët drejt emigrimit, në atë kohë ai ka qenë vetëm një adoleshent.

Për Klodianin nuk ka qenë varfëria arsyeja e largimit të tij nga vendi, por krejt diçka tjetër. Trysnia e një kohe të trazuar dhe pesha e përgjegjësisë për të qenë gjatë gjithë kohës në mbrojtje të 4 motrave të tij, ishte pikërisht fillesa e gjithçkaje.

Klodian Murati: Unë them gjithmonë që çdo gjë që ndodh në jetën tonë, ndodh për të mirën tonë. Ajo çka më ndodhi mua në vitin ’98 nuk ishte e mirë, por ja që ndodhi për të mirën time, që unë të ikja nga vendi ku jam sot, sepse mbase mund të isha lapidar diku në ndonjë vend sepse ishin vitet e tilla. Sepse katër motra në shtëpi, dy nga vëllezërit më të mëdhenj ishin jashtë. Në ato vite femrat që shkonin nëpër qytete të tjera i rrëmbenin, sepse ishin vite të egra. Në atë kohë unë duhet të lija një njollë, një shenjë një imazh tek njerëzit që “motra e Klodit, mos e shiko”.

Katerina Trungu: Pra ti kishe përgjegjësinë e mbrojtjes së familjes?

Klodian Murati: Duhej me patjetër. Unë me atë timen thoja që “nuk bëhet fjalë që dikush ta shikojë apo t’i thotë një fjalë motrës”, kam qenë shumë protektiv kundrejt gjinisë femërore dhe vajzat kishin shumë dëshirë të rrinin me mua sepse ishin pak më të sigurta. Tek motrat e njëjta gjë, por ishte akoma më egër. Nëse ndonjë motër do të kishte dëshirën për të veshur një fund sipër gjurit nuk kishte shans. Ishte koha, sepse duke qenë se unë rrija me meshkuj dhe kur ti shikon se çfarë thonë meshkujt për femrat që dalin me funde të tilla ti automatikisht thua “nuk dua që e njëjta gjë të thuhet dhe për motrat e mia.

Katerina Trungu: Kjo ka qenë arsyeja se përse u largove?

Klodian Murati: Arsyeja ishte sepse pata një përplasje me një grup nga një qytet tjetër, gjithmonë në lidhje me motrat dhe shyqyr që nuk mora jetë njerëzish dhe kjo më bëri që unë bashkë me një shokun tim të iknim sepse filluan të na kërkonin.

/a.r

Next Post
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In