Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka folur sot në emisionin “Hipokrati” në Top Channel. Italiani nuk e ka fshehur mallin që ka për të rinisur punën dhe për t’u kthyer në Shqipëri.
“Më mungon Shqipëria dhe bari i fushës së lojës. Kam dy muaj që rri vetëm në shtëpi me gruan time. Përgjithësisht grindem, por këtë herë jemi grindur vetëm një herë dhe them se kjo është një mrekulli. Vajza ime rri në një qytet tjetër në Itali dhe flasim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale”, është shprehur tekniku.
“Më mungon fjala e thënë drejtpërdrejt, nuk jam tip i rrjeteve sociale. Më mungon shumë Shqipëria, Durrësi dhe ushqimi. Më pëlqen peshku shqiptar. Ka qenë një surprizë ky fakt, nuk e prisja të gatuanit aq mirë”, ka shtuar më tej Reja.
I pyetur se kur do të kthehet në Shqipëri, tekniku është përgjigjur duke e mbyllur me shaka. “Një ditë pasi të hapet kufiri, do të jem atje. Do i them edhe Ramës që të hapë të paktën udhëtimet nga Venecia”.
g.kosovari