• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do i bënte atentat edhe Vuçiç/ Kush është Zviceri, lideri i klanit “Kovaç” që dyshohet se eliminoi Ergys Dashin

by Java News
08/02/2022 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, dyshohet se është porositësi i eliminimit të shqiptari Ergys Dashi në Ekuador. Raportohet se aleanca me “klani Kovaç” dhe mafias shqiptare të drogës në Ekuador, e krijuar disa kohë më parë, ka filluar të shkatërrohet për shkak të luftës së ashpër për dominim në tregun e kokainës.

Shqiptari nga Durrësi, Ergys Dashi u eliminua më 22 janar, me më shumë se 20 plumba në një restorant në Guayaquil, port nga ku dërgohen ngarkesa të mëdha droge në Evropë. Burime nga agjentë të sigurisë serbe raportojnë se likujduesit janë nga “klani Kavac”, me në krye Radoje Zvicer.

Dashi ishte një lidhje mes mafies shqiptare dhe asaj ruse e ballkanase. Në vrasjen e tij morën pjesë dy aturorë, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule, që është një lloj mesazhi. I vrari bënte një jetë të fshehtë në Ekuador, ku nuk kishte dosje dhe merrej me tregtinë e kokainës, shkruan abcnews.al.

Sipas një versioni, shqiptarët bashkëpunuan me policinë me një nga ngarkesat e mëdha të kokainës në pronësi të “Kavcanit”, e cila më pas u sekuestrua. Nga ana tjetër, aleatët e Zvicerit deri pak kohë më parë kishin pjesën më të madhe të shpërndarjes në Evropë, pasi “klani i Kavacit” ishte mjaft i gjymtuar nga arrestimet në Serbi dhe Mal të Zi, dhe lideri i tyre është në arrati.

Por kush është bosi i klanit “Kovaçi”? Do i bënte atentat Aleksandër Vuçiçit.

Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, i cili është në arrati që nga arrestimi i grupit të Veljko Belivuk në Beograd që nga shkurti i vitit të kaluar, është shpallur zyrtarisht si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se policia serbe i ka marrë të dhënat nga Europol. Radoje Zvicer është një nga njerëzit më me ndikim të nëntokës vitet e fundit. Së bashku me Slobodan Kashçan, ai u shënjua si lider i klanit të Kavaçit, i cili lidhet me trafikun e drogës, vrasje dhe krime të tjera të rënda. Zvicer u qëllua vitin e kaluar në mes të ditës teksa vraponte pranë banesës së tij në Kiev.

Dy sulmues të armatosur qëlluan dhjetëra herë, pesë prej të shtënave e goditën atë. Bashkëshortja e Zvicerit, Tamara, kishte dalë me vrap nga banesa dhe kishte qëlluar sulmuesit, duke i penguar që ta eliminonin. Falë saj, lideri i Kavaç është gjallë. Zvicer i shpëtoi atentatit në Ukrainë verën e kaluar dhe besonte se sulmi ndaj tij ishte organizuar nga “pantera rozë” Milan Ljepoja, i cili më pas u zhduk në Beograd. Hetuesit dyshojnë se Ljepoja është vrarë në Ritopek, me urdhër të Zvicer-it. Vitin e kaluar, klani i tij kishte filluar bashkëpunimin e ngushtë me Veljko Belivuk, i cili u arrestua dy muaj më parë në një operacion të madh policor dhe akuzohet për të paktën tre vrasje brutale dhe trafik droge.

Radoje Zvicer u arratis në shkurt të vitit të kaluar, menjëherë pasi bashkëpunëtorët e tij Veljko Belivuk, Marko Miljkoviç dhe pjesa tjetër e grupit u arrestuan. Policia malazeze hyri në shtëpinë e tij më 28 mars. Arratisja e tij përkoi me zbulimin e policisë holandeze, e cila zbuloi shpërndarjen e kokainës në vendet skandinave dhe rrugët e trafikimit të saj. Me atë rast u zbulua plani i bërë për vrasjen e Miliç Minja Shakoviç nga Podgorica, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili ishte mik dhe shef i Velja Nevolja sa ishte gjallë./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Kryebashkiaku i Nju Jork mbështet shqiptarët, pozon me shqiponjën për biznesin e vogël

Kryebashkiaku i Nju Jork mbështet shqiptarët, pozon me shqiponjën për biznesin e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In