• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Do hedhim në lumë tepsinë dhe Rilindjen, ndëshkim partive të vjetra”

by Java News
19/06/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berati, kryetari i PD Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të fortë rivalit të tij politik, Edi Rama.

“Nuk të lejoj të sillesh si klloun nëpër Shqipëri e të pretendosh se ti nuk je autor i 1001 të zezave e halleve që hoqi Berati dhe beratasit. Dëgjoje mirë Edi Rama zërin e këtij populli fisnik dhe punëtor, por të rebeluar dhe të vendosur për ta hedhur në Osum tepsinë dhe Rilindjen”, ka deklaruar Basha.

Basha e ka akuzuar kreun e socialistëve se, asnjë ditë të vetme nuk ka menduar për hallet e qytetarëve.

“Ai jeton në flluskën e tij i rrethuar nga vizatimet, nga ekspozitat, nga shfaqjet. I rrethuar nga një grusht oligarkësh që janë bërë miliarderë, ndërkohë që populli është varfëruar. Dhe sot ka guximin të marrë nëpër gojë të vetmin plan ekonomik që ka kjo fushatë. Planin ekonomik që e mbështet Amerika, Europa dhe që ka nxjerrë këto vende nga kriza”, ka thënë Basha.

Për kreun e opozitës, Rama në këtë fushatë ka thënë vetëm fjalë të bukura, pasi sipas tij, premtimet për herë të dytë nuk ia beson njeri.

“E ka kuptuar edhe vetë, ndaj refuzon çdo përballje. E di se në një përballje në një debat me mua do t’i dusheshin 5 minuta përpara se t’i binte të fikët”, ka thënë Basha.

Në fund kryetari i PD u ka bërë edhe një thirrje rivalëve të tij politikë, të përfshirë së fundmi në një sërë replikash që kanë marrë edhe nuanca dhune.

“Iu bëj thirrje, duke dënuar dhunën që ka shpërthyer midis PS dhe LSI, duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve në spital, dua t’iu them partive të vjetra të republikës së vjetër se pushteti nuk merret më me dhunë, por vetëm me votë, e cila do t’ju ndëshkojë për zullumet 4-vjeçare”, ka shtuar Basha./a.ç

Next Post
”Partitë e vogla nuk janë garante të demokracisë, por të tepsisë”

Vetting edhe për politikanët, Rama: U vjen radha pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In