• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Do e fitojë me penallti’/ Nga ryshfeti prokurorit te trukimi i ndeshjes, përgjimet fundosin të arrestuarit në Sarandë

by Java News
19/06/2021 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, pas hetimit një-vjeçar nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka nisur hetimet në vitin 2020 për një grup të strukturuar kriminal, që kryente trafik droge, gjë që çoi në zbulimin e një rasti korrupsioni në sistemin e drejtësisë, si dhe trukim ndeshjesh.

Hetimi i SPAK u finalizua me arrestimin e 6 personave, mes të cilëve edhe prokurori Hasa.

Çfarë e “fundosi” prokurorinë Hasa?

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se nga hetimi prokurori Altin Dumani ka zbuluar se prokurori Sali Hasa kishte nën hetim shtetasin Emiljano Mirani, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por që ka pushuar çështjen ndaj tij pas ndërhyrjes së motrës së të dyshuarit, Elsona Papa, e cila është lënë në “arrest shtëpiak”. Kjo e fundit dyshohet se i ka dhënë ryshfet prokurorit për të shpëtuar vëllain.

Si u zbuluan arbitri dhe zyrtari i klubit të futbollit?

Siç raporton gazetarja Lala, hetimi për prokurorin Hasa, ka çuar prokurorin e SPAK, Altin Dumani, në zbulimin e trukimit të ndeshjes Selenica-Përmeti.

Nga përgjimet rezulton se ndeshja ishte paracaktuar dhe do të fitonte klubi Përmeti 1-0 me penallti. Siç rezulton në përgjime, ashtu ka rezultuar edhe në realitet, ku zyrtarët e arrestuar kanë lejuar paracaktimin e kësaj ndeshjeje.

Po ashtu, përgjimet zbuluan edhe rastin kur oficeri i policisë gjyqësore, Napolon Hodaj, ndihmoi një të dyshuar për vjedhje me dhunë dhe plagosje t’u shpëtonte akuzave. Në këtë episod përfshihet edhe ish-eksperti mjeku ligjor, Hysen Korenica, i cili dyshohet për ekspertim të rremë dhe do të hetohet të gjendje të lirë. SPAK urdhëroi kontroll edhe në zyrat e banesave të të dyshuarve dhe po kryen hetime të mëtejshme edhe për disa episode dhe krime të tjera të mundshme.

g.kosovari

Next Post
Rrëqethëse! “Heshtja e ‘vdekjes së dytë’ në shtëpinë e pilotit”, mediat greke nxjerrin detajet drithëruese

Rrëqethëse! “Heshtja e 'vdekjes së dytë' në shtëpinë e pilotit”, mediat greke nxjerrin detajet drithëruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In