Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Athinë prej ditës së djeshme. Sot ai ka marrë pjesë në “Simpoziumi Symi” e cila po zhvillohet në ambientet e ‘Grand Resort Lagonisi’.
Rama është i pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare.
Rama tha se Shqipëria është në të njëjtën pikë në procesin e pranimit në BE si në vitin e kaluar.
“Ne jemi në të njëjtën pikë në procesin e pranimit dhe në marrëdhëniet e Ballkanit me BE si vitin e kaluar,” tha Rama.
‘Gjithnjë e më pak e parashikueshme, gjithnjë e më shumë e padrejtë, por ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç të durojmë, të përgatitemi, të bëjmë reformat tona, jo sepse dikush na e imponon, por sepse ne duhet ta bëjmë atë për brezat e ardhshëm. Ndërkohë, ne jemi duke intensifikuar bashkëpunimin midis nesh “, vuri në dukje Rama.
“Unë e kam takuar z. Zaev disa herë kohët e fundit me disa nga ministrat e mi. Dhe ky nuk është një lajm, është rregullsia jonë e re,” shtoi Rama në fjalën e tij.
Nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se pandemia tregoi se nuk ka vend të izoluar dhe se vendimet duhet të jenë në solidaritet./m.j