• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do bëjmë seks sipas mënyrës sime” 20 vjeçarja nga Mirdita godet me thikë të riun 24 vjeç

by Java News
13/11/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 20-vjeçare nga Mirdita ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ngjarja për të cilën akuzohet Manjola Gj. ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Policia-MirditeE reja qëlloi me thikë 24-vjeçarin Severjan Tusha. Fillimisht, policia lokale raportoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Por, hetimet bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj.

Pas plagosjes, Tusha u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ndërsa vajza kishte marrë dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

HETIMET
Hetimet për këtë ngjarje u zhvilluan nga Prokuroria e Lezhës, ku ka rezultuar dhe është provuar se dy të rinjtë kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin. Gjatë bisedave që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin, vajza i ka thënë: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”.

Djali ka pranuar kushtet e vajzës dhe në momentin që kanë shkuar në Kodër Rrëshen, 20-vjeçaria e ka lidhur djalin me natriban pas peme. Më pas, vajza i ka mbyllur gojën dhe ka nxjerrë nga çanta thikën që kishte marrë me vete duke e qëlluar 7 herë 24- vjeçarin Severjan Tusha. Ky i fundit mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit, por për një moment mundi të shkëputej prej pemës. Në momentin që djali është liruar, ia ka marrë vajzës thikën nga dora dhe ka tentuar të largohej prej aty, por është ndihmuar nga banorët e zonës.

Gjithashtu, në sajë të hetimeve dhe nga dëshmitë që dy të rinjtë kanë pohuar, ka rezultuar se arsyeja e goditjes me thikë ka qenë se vajza dhe djali kanë debatuar. Për një moment, Manjola Gj. është irrituar, pasi djali i ka thënë se donte të martohej me të. “Të dua për bashkëshorte”, i ka thënë ai vajzës.

Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura thanë më tej për gazetën se dosja në ngarkim të 20- vjeçares ka përfunduar në gjykatë 4 ditë më parë dhe tashmë pritet që togat e zeza të vendosin dënimin ndaj saj. Ndërsa, edhe pse fillimisht u raportua se 24-vjeçari Severjan Tusha akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, hetimi ndaj tij është pushuar, pasi nuk është provuar një pretendim i tillë i ngritur nga ana e vajzës.

Kjo, pasi nga hetimet kishte rezultuar se dy të rinjtë kishin pasur lidhje me njëri-tjetrin. Më herët, gjatë seancës gjyqësore, vajza u la në masën e sigurisë “Ar rest shtëpie”, ndërsa djali në “Detyrim paraqitje”.

NGJARJA
Dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat dhe në datë 9 shkurt janë takuar me njëri-tjetrin në pyll. Në atë moment ka ndodhur edhe plagosja, ku djali mbeti pothuajse pa ndjenja. Ashtu i gjakosur është munduar të largohet nga pylli për t’u dërguar më pas në spital nga banorët e zonës.

Në atë kohë, vajza kishte pohuar në polici se ishte ajo që e kishte plagosur, pasi i riu kishte tentuar ta përdhunonte. Po ashtu, 20- vjeçarja kishte treguar për uniformat blu se e mbante gjithmonë me vete thikën nga frika se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe kur shkonte në pyll për punët e përditshme, që ishin edhe pjesë e jetës në fshat.

Next Post
E habitshme/ Binjakët e porsalindur përqafojnë njëri tjetrin (VIDEO)

E habitshme/ Binjakët e porsalindur përqafojnë njëri tjetrin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari

January 30, 2026
Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

Trump paralajmëron Starmer: Të bësh biznes me Kinën, shumë e rrezikshme!

January 30, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

January 30, 2026
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’

January 30, 2026
1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

1 javë pa bombardime! Marrëveshje e fshehtë energjitike mes Rusisë e Ukrainës?

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

Ushtria e fshehtë e Iranit që vepron “nën hundën” e botës perëndimore

January 30, 2026
Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

Afati për inventarët drejt fundit, çfarë duhet të dorëzojnë bizneset deri më 31 janar

January 30, 2026
Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

Si do të forcohet monitorimi i fushatave? KQZ mbledh shoqërinë civile

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In