Novak Djokovic fitoi turneun Shanghai Masters, duke mundur pa shumë probleme në finale francezin Jo-Wilfried Tsonga, 6-2, 6-4. Takimi zgjati 1 orë e 18 minuta. Për numrin një të botës, ky është titulli i tretë në Shanghai Masters. Serbi ka fituar 25 trofe në karrierën e tij, dy më pak se Rafa Nadal.









