• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Djemtë dhe burri u mbytën në liqen, rrëfimi tronditës i Adrianës: Morgu na kërkoi lekë për trupat

by Java News
17/11/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriana Zogu jeton sot mes dhimbjes për humbjen e familjes së saj, dy djemve dhe bashkëshortit që u mbytën në liqenin e Banjës, dhe dyshimeve se përse ngjarja nuk po hetohet.

Burri dhe fëmijët e saj u mbytën në 21 korrik në liqen, në qytetin e Gramshit. Ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pas tragjedisë që pllakosi familjen e saj, duke folur në emisionin “Shqipëria live”.

Askush nga ne nuk e dinte se kishte gropa, u shpreh Adriana, që tregon se nuk ka asnjë paralajmërim për rrezikun në liqen.

“Aty laheshin dhe të tjerë, por dinin not. Kam parë që lahen njerëz. Edhe pas ngjarjes, janë larë. Aty ishte cekët, ata e dinin që uji ishte i pakët. Nuk e dinim për gropat. Nuk është dhënë kurrë një njoftim që liqeni ka gropa”.

Për një tabelë, m’u shua familja, rrëfen mes lotëve Adriana.

“Po ta kishim dëgjuar, kush është ai prind që do të rrezikonte fëmijën. Dija që bashkëshorti dinte not. Dija që një djalë dhe burrin e kisha gjallë. Më ra bota kur mora vesh që vdiqën të tre”.

Tragjedia për Adrianën ishte edhe më e rëndë, kur morgu i qytetit i kërkoi para për të tërhequr trupat e pajetë të burrit, fëmijëve dhe kushëririt të tyre. Më vranë për së dyti, u shpreh ajo.

“Kur më kërkuan lekët në morg, më vranë për së dyti. Punonjësi i agjencisë funerale na tha që trupat nuk m’i japin nëse nuk jap lekë”.

Nazmiu, familjar i Adrianës, tregoi se ka paguar 50 mijë lekë për të marrë trupat e pajetë nga morgu.

“Kam çuar trupat atë natë në morg. Ditën e dytë, mjeku më kërkoi lekë. Më ka marrë 500 mijë lekë. Më tha duhen kaq lekë që të tërheqim trupat. Varrimin e kryem pastaj në orën 5. Askush nuk na ka ardhur në shtëpi të na pyesë. Bashkia mori përsipër vetëm varrimin e tyre”.

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në studio, u shpreh se çështja e mbytjes së katër personave është mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim për të bërë zbardhjen e plotë dhe të hetuar se përse nuk ka asnjë tabelë në hidrocentral.

“Nuk ka pasur tabela, as gardh rrethues. Asnjë paralajmërim. Familjarët kërkojnë një hetim. Do bëjmë kërkesë që të rihapet dosja, duhet hetuar. Prokuroria të kërkojë llogari pse nuk ka tabela”.

“Shkova për informacion para ca ditësh, më thanë se pasi ka dalë ekspertiza, dosja është mbyllur. Nuk e ka marrë përsipër asnjë prokuror”, tha Adriana.

Për këtë arsye, familja Zogu do të hapë edhe një proces gjyqësor ndaj hidrocentralit, pasi nuk kishte vendosur as një tabelë dhe pretendohet se nuk kishte asnjë njoftim për praninë e gropave vrasëse. Ata shpresojnë që një rast i ngjashëm si ai që përjetuan vetë, mos t’i ndodhë më askujt në të ardhmen.

Tragjedia në liqenin e Banjës

Ngjarja tragjike ndodhi në Gramsh, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar, u gjetën nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, për të mos dalë më të gjallë.

/f.s

Next Post
Pogradecari denoncon largimin e gruas nga banesa: Ka ikur nga shtëpia

Pogradecari denoncon largimin e gruas nga banesa: Ka ikur nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In