Humbja ndaj Bohumit në kampionat, ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme te Bajerni i Munihut. Ditën e sotme, një lajm tronditës vjen nga Gjermania, teksa 3 yjet e kampionëve në fuqi janë kërcënuar me vdekje.
Sipas Florian Abenseth, zëdhënësit të Policisë Kriminale të Shtetit të Hamburgut, në deklaratë të dhënë për stacionin televiziv Sport1, ekspertët po kërkojnë gjurmë të ADN-së dhe gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit të kërcënimit.
Në letër ndër të tjera shkruhet: ‘Mbroni ligën, mbroni sportin futbollin. Djegie dhe vdekje për derrat e pistë të Bajernit’. Klubi gjerman ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin. /PanoramaSport/