OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të rënies së zjarrit në kabinën private të një biznesi, një pjesë e autostradës Tirane – Durrës, nga mbikalimi i Kamzës deri te mbikalimi i Aeroportit, ka mbetur pa energji elektrike.
Djegia e kabinës ka dëmtuar dy fidra, për riparimin e te cilave janë duke punuar paralelisht brigadat e OSHEE, shkruan express
Po ashtu, mësohet se defekti mund të rregullohet brenda orës 17:00, të ditës së sotme.
a.ç