Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 18:45 të mbrëmjes së sotme. Ky është reagimi i parë i kreut të qeverisë pas dorëzimit të mandateve të opozitës ditën e sotme, që erdhi pas protestës para parlamentit për rreth 3 orë, teksa nuk u shënua asnjë incident. “Në 18.45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtëpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin” shkruan Rama.
/a.meta