Djegia e mandatave nga ana e opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e sheh si një lëvizje të opozitës për të dëmtuar integrimin europian.
“Opozita gjithmonë vendos pengesa dhe barriera të cilat nuk dëmtojnë vetëm opozitën. Me sjelljen e saj në radhë të parë ka dëmtuar veten e saj, por ka dëmtuar shumë edhe imazhin e Shqipërisë, e interesin e shqiptarëve. Mos harroni se nesër presim një delegacion të Parlamentit Europian. Në këtë situatë kur ne kemi përmbushur pjesën më të madhe të detyrave të lëna dhe ajo që është e rëndësishme: Dialogu politik, opozita nuk e plotëson. Atëherë kuptohet se çfarë dëmi i bëhet integrimit europian”, tha ajo.
/a.meta