Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dhjetëra militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e kësaj të fundit.
Duke brohoritur për Lulzim Bashën, të pranishmit mbështesin djegien e mandateve.
Këshilli Kombëtar i PD pritet të miratojë vendimet e Grupit Parlamentar dhe atë të Kryesisë.
Prania e militantëve ngjan si një formë presioni mbi forumin më të lartë të demokratëve, për ta detyruar këtë të fundit të votojë në favor të lënies së mandateve.