• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djegia e mandateve/ Anëtari i KQZ-së: Ky term juridik nuk ekziston ligjërisht

by Java News
24/02/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fernada Cenko

 

Politika dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po ndodhet para një rasti të paprecedent se si do të vijohet me mandatet e djagura nga grupi opozitar. Nëse edhe pasuesit e tyre nuk do e marrin mandatin nuk dihet se si do të veprohet megjithëse Kuvendi mund të funksionojë për shkak se qeveria i ka votat në Parlament, por problem do të lind kur të ketë ligje që kërkojnë votë të cilësuar. Në një intervistë për

 “TemA Javore” anëtari i KQZ-së Bledar Skenderi nga ka sqaruar shkurt se si do të veprohet nga ky komision. Ai nënvizon se djegia e mandanteve nuk është një term që është parashikuar në ligj, por vetëm termi “heqje dorë”.

Një sqarim edhe për publikun me një term që pritet të familjarizohen, çfarë do të thotë ‘të djegësh’ mandatin?

Nuk ka term ligjor për djegie mandati, Ligjvënësi ka parashikuar termin “heqje dorë individuale”. Dhe sot gjendemi në këtë situatë!

 

Këshilli Partisë Demokratike vendosi unanimisht për djegien e mandateve, karriget e tyre do të rrinë bosh apo zëvendësohen?

Në momentin që flasim Kuvendi i Shqipërisë na ka njoftuar për vakancat e krijuara nga dorëheqjet e 56 deputetëve. Në këtë moment ne nisim punën për zëvendësimin e vakancave. Vëndet bosh zëvendësohen nga ata që janë në listat e depozituara në KQZ nga subjektet zgjedhore. Ne i kërkojmë këtyre të fundit të dorëzojnë pranë KQZ-së formularët e dekriminalizimit dhe bëjmë verifikimet përkatëse pranë Zyrës së Gjëndjes Gjyqësore. Pastaj bëhet zëvendësimi duke patur parasysh dhe mandatet e fituara në bazë të kuotës gjinore.

Do të funksionojë Kuvendi në qeverisjen e vendit pas boshatisjes së krahut të opozitës?

Kjo është një hipotezë, sepse ne jemi akoma duke bërë procedurat ligjore për zëvendësim. Nqs do japin dorëheqjet dhe personat e tjerë në listë KQZ do marrë një vendim për mënyrën sesi do procedohet.

Çfarë efekti do të sjellë kjo në institucionet shqiptare?

Faktisht ligjvënësi nuk e ka parashikuar një situatë të tillë.

Mundet që kjo krizë, të sjellë zgjedhjet e parakohshme?

Derisa Kuvendi e ka numrin e nevojshëm për funksionimin e tij normal nuk shoh që kjo gjë do sjellë zgjedhje të parakohshme.

Ndodh për herë të parë në Shqipëri kjo situatë, çfarë rreziqesh sjell për demokracinë?

E theksova dhe më sipër që Kodi nuk e ka parshikuar një situatë të tillë, por nuk është normale për funksionimin e një republike parlamentare.

Si do të ndikojë në zgjedhjet vendore?

Nuk e di a do shtrihet kjo gjë dhe për zgjedhjet lokale, ne ndërkohë sot (të premte) kemi filluar me regjistrimin e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet lokale. (TemA Javore)

Next Post
Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa

Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In