• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djegia e makinës së pedagogut, ja pistat e hetimit

by A R
30/04/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I digjet për herë të dytë makina pedagogut në Elbasan, dyshohet për korrupsion me provimet e studentëve. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen “Qemal Stafa”, ku pedagogu Arben Haxhiymeri e kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 484 FG para pallatit ku ai banon, shkruan “Panorama”.

Flakët, të cilat dyshohet se kanë qenë të qëllimta në drejtim të mjetit, kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit. Mësohet se ka qenë vetë pedagogu, i cili ka lajmëruar Policinë për ngjarjen. Makina është djegur pjesërisht, ndërsa në vend mbërritën edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Nga pamja e disa kamerave rreth vendit të ngjarjes është parë një person, i cili e ka spërkatur me benzinë makinën dhe më pas i ka vënë flakën. Nuk është hera e parë që pedagogut në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” i digjet mjeti i tij.

Rreth një vit më parë atij iu vu flaka në mjet, sërish në orët e vona të natës, dhe Policia ende nuk ka një autor për atë ngjarje. Edhe pse për të dyja rastet janë shoqëruar persona të dyshimtë që mund t’i kenë vënë zjarrin makinës së profesorit, deri më tani nuk ka asnjë autor të ndaluar. Madje, asokohe ai u paralajmërua në formë anonime se nëse do të tentonte të blinte makinë, atij sërish do t’ia digjnin.

Dyshohet se profesori 62- vjeçar, Arben Haxhiymeri, të jetë i përfshirë në korrupsion sa i përket provimeve të studentëve. Policia bëri të ditur se kjo është ndër pistat kryesore të hetimit. Gjithashtu një pistë tjetër është ajo që pedagogu nuk ka dhënë notë kaluese në ndonjë provim dhe si hakmarrje ndaj tij mund t’i jetë djegur mjeti.

Por edhe pse dyshimet janë të forta, deri më tani nuk ka asnjë fakt që ta vërtetojë se mjeti është djegur për hakmarrje ndaj profesorit. Policia është duke shfletuar tashmë edhe te studentët e ngelur nga ana e tij, ku nuk përjashtohet mundë- sia që disa të dyshuar prej tyre të merren në pyetje.

Një prej pistave të tjera të Policisë është edhe ndonjë hakmarrje ndaj bashkëshortes së pedagogut, e cila është dekane në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe mund të jetë e përfshirë gjithashtu në afera korruptive me studentët e saj.

Policia i ka marrë të dy në pyetje, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se çifti i bashkëshortëve kanë pohuar se nuk kanë konflikt me asnjë person, aq më tepër me studentë. Profesor Arben Haxhiymeri është person i njohur në Elbasan, pasi ka më shumë se 40 vjet që ushtron profesionin e pedagogut në universitet./a.m.

 

Next Post
Gjykata liron gjeneralin boshnjak Dudakoviç

Gjykata liron gjeneralin boshnjak Dudakoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In