Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri ndërkohe që ishin në parking, njëra prej të cilave e kreut të Bashkisë Lezhë. Fran Frrokaj pas ngjarjes mësohet të ketë deklaruar në polici se mjeti kishte shfaqur një problem të cilin e kishte neglizhuar.
Nuk kam konflikte me askënd. Mjeti kishte ndezur një llambë defekti, e neglizhova problemin, nuk çova mjetin në servis”, ka thënë ai.
Burimet nga policia thonë se nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /b.d










