Mbrëmjen e sotme militantët e PD-së në Vaun e Dejës janë mbledhur para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale duke i vendosur zjarrin.
Mësohet se disa militantë të PD kanë sulmuar me molotov shkollën në Bushat. Si pasojë janë plagosur dy efektivë të Policisë së Shtetit.
Pas skandalit të djegies së shkollës ‘Shenaze Juka’ në Shkodër, ky është një tjetër rast i përsëritur. Ditën e sotme OSBE dënoi ashpër skena të tilla, por duket se Partia Demokratike mbetet e vendosur për të injoruar çdo institucion ndërkombëtar.Po sot, në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur materialet zgjedhore.
Këto materiale janë transportuar me kamionët e vendosur në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në shoqërim të tyre ka qenë edhe policia.
Gjithashtu edhe në kohën kur materialet zgjedhore u shpërndanë konkretisht në KZAZ, 2 dhe 3, policia ishte prezente për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Kujtojmë se KZAZ 2 dhe 3 të cilat janë spostuar nga Pallati i sportit dhe Shkolla Shejnaze Juka në Shkollën Industriale Arbën Broci, për shkak të sulmeve nga militantët e Partisë Demokratike.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi policisë, e cila ka shoqëruar 9 persona deri më tani për djegien e KZAZ-së në Shkodër.
Policia thotë se rreth 250 simpatizantë të Partisë Demokratike, janë mbledhur pranë KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.
Njoftimi i plotë:
Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.
Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.
Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te përfshirë ne ngjarje.
Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.
g.kosovari