• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dje vendgrumbullim makinash, sot zemra që rreh për të gjithë qytetin”, Valiaj: Sheshi Skënderbej, simbol i transformimit të Tiranës

by S T
19/04/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar transformimin e Sheshit Skënderbej duke e cilësuar si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme urbane të kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku thekson se hapësira që dikur shërbente vetëm si rrugë kalimi për automjetet, sot është kthyer në një vendtakim për qytetarët dhe një simbol të identitetit europian të Tiranës.

Postimi i plotë i Veliajt në Facebook:
“Kush e mban mend si ishte ???? Sheshi Skënderbej në vitin 2015?
Një vendgrumbullim makinash, që vinin rrotull nga mëngjesi në darkë, duke ndotur mjedisin, pa pasur asnjë funksion tjetër për qytetarët. Edhe pse quhej shesh, ai nuk kishte funksionin e një sheshi, ku njerëzit mblidhen dhe shijojnë bisedat me njëri-tjetrin; ishte më shumë një vend traziti, se sa një vendtakim.
8 vjet më parë ne realizuam një nga transformimet më të jashtëzakonshme në Tiranë, kur vendosëm ta kthenim atë në një hapësirë kushtuar njerëzve e jo makinave, duke i dhënë atë që i mungonte prej vitesh: të ishte sheshi i të gjithë shqiptarëve – i fëmijëve që luajnë në shatërvane, i të rinjve që nuk rreshtin së bëri selfie apo ndjekin koncertet e Dua Lipës dhe Rita Orës, i prindërve dhe gjyshërve që mund të çlodhen nën hijen e pemëve, por edhe i mijëra e mijëra turistëve që vizitojnë Tiranën dhe surprizohen prej saj.????????♀????????????????????
Transformimi i Sheshit Skënderbej nuk ishte thjesht një projekt urban – ishte një deklaratë për Tiranën që duam: mikpritëse, moderne, e gjelbër dhe me identitet europian. Sot, është më shumë se një shesh – është zemra që rreh për gjithë qytetin. Çdo hapësirë është menduar për njerëzit në 360 gradë: që nga gurët e marrë prej 32 qyteteve shqiptare, deri te pemët dhe shatërvanet që freskojnë gjatë verës.
Kundër këtij transformimi, si për çdo projekt tjetër që kemi realizuar në Tiranë në 10 vitet e fundit, kishte skeptikë që thanë se s’do funksionojë, do mbetet djerrë, askush s’do ta vizitojë, etj., etj., gjepura si këto. Por, Sheshi Skënderbej u shpall në vitin 2018 si Hapësira më e mirë Publike e Urbane në Europë, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim. ????????
Tani ky shesh është simboli i transformimit të Tiranës, një vend i dashur për ne të gjithë. Faleminderit çdo qytetari që e ka mbrojtur, përdorur dhe dashur këtë shesh si të vetin. ????????
Tirana nuk është thjesht qyteti ku jetojmë; është qyteti që po ndërtojmë së bashku!”.

Next Post
“The Independent”: Dënimet e gjata me burg po e çojnë sistemin britanik të drejtësisë në prag të kolapsit

“Shiko çfarë gjeta!!"/ Kush e hakeroi SPAK-un? Merren në pyetje 72 persona, dy lihen në burg. Detaji që ndihmoi në sulmin ndaj e-maileve të prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In