• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dje plasi pistoleta në mes të Berlinit, por krismat u dëgjuan më pak se në Velipojë…

by Kreshnik Spahiu
27/06/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Mbrëmë po darkoja në një nga restorantet japoneze më të njohura të Berlinit.

Restorant Sushi “Mido”, ndodhet në Adenauer Platz, në bulevardin kryesor të Berlinit Perendimor “K’udam”.
Aq shumë i populluar është lokali dhe zona sa gjithmonë duhet të rezervosh me telefon pasi nuk mundet të gjesh tavolina të lira.

Papritmas tek po shijoja kuzhinën japoneze, plasi pistoleta në lokalin ngjitur. Dy grupe arabësh filluan të përleshen. Pasi qëlluan ata u larguan në drejtime të ndryshme.

(Për ju që s’keni einformacion: Mafia arabe është më e rrezikshmja në Gjermani dhe Europë dhe më pas vijnë Rusët, Çeçenët, Kurtët.. etj)

Qindra klientë u tronditën dhe filluan të largohen nga restorantet dhe baret …. por para se të largoheshin shumica i telefoninin policisë për ndihmë. I gjithë populli në momentin që ndodhi krimi u shndërrohet në “polic”.

Por ajo çfarë dua të veçoj nga kjo ngjarje janë disa element krahasues me Shqipërinë:

– Asnjë media gjermane nuk hapi lajmet me këtë ngjarje.

– Asnjë portal i Berlinit nuk kishte lajm apo tituj për atentatin.

– Asnjë parti politike nuk bëri koferencë për shtyp.

– Asnjë politikan nuk deklaroi që Berlini është i rrezikshëm për turistët

Dhe kjo nuk ishte asnjë ngjarje rastësore dhe asnjë krim i padëgjur.

Përkundrazi, pardje një person me thikë vrau 3 kalimtar dhe plagosi 6 të tjerë në qendër të Wurzburg.

E di që shumë nga ju që e lexoni këtë analizë do thoni: “Në Shqipëri fajin e ka shteti dhe jo populli”

Pjesëisht jam dakort por unë po shtroj disa pyetje të tjera për ju:

– Pse shqiptarët në emigracion në Amerikë, Itali, Angli, Hollandë, Gjermani kryejnë po aq krime sa në Shqipëri: vrasje, përdhunime, vjedhje, trafikime?

– Pse trafikantët shqiptarë tregtojnë më shumë drogë në BE sesa në Shqipëri, a nuk ka shtet në këto vende?

– Pse shqiptarët në raport me numrin e popullsisë mbajnë vendin e parë në burgjet e Londrës, Mynihut, Amsterdamit, Hamburgut, Brukselit? Qeveria shqiptare e ka fajin ….?

– Pse shqiptarët vrasin në Greqi, Zvicer, Beligjike madje edhe në Island, kush e ka fajin….qeveria atje?

– Në cilin vend të botës vriten 6 veta për 6 çadra plazhi? A ndodh në plazhet e Marokut, Algjerisë, Tunizisë? A është problem mendor apo shtetror?

– Në cilin vend bregdetar si Saranda, taksistët presin gishtat e dorës me sopata duke bërë sherr për një klient?
– Në cilin vend të botës 50% e popullsisë i japin makinës si të çmendur sepse jetën e kanë aq bosh, sa e vetmja sfidë dhe garë e jetës është parakalimi me makinë apo bllokimi trafikut rrugor.

– Në cilin vend të botës të vrasin pse parkive makinën keq?

– Në cilin vend të botës vrasin për një krikues celulari që ka bllokuar prizën në lokal?

– Në cilin vend të botës pronari i hotelit i dhunon klientët, pse nuk ju pëlqeu peshku që kishte gatuar?

Që Shqipëria ka një shetet të dobët, është 100% e qartë por sigurisht populli ynë e meriton atë qeveri dhe atë opozitë, pasi jemi një shoqëri e kriminalizuar në themel dhe analiza duhet filloj tek shkatrrimi familjes, shkollës, kulturës, edukimit, integrimit dhe moralit social.

Jemi një komb që këto 30 vite: “Shembëm malet, dhe ngritëm halet”.

Një, në tre shqiptar kur e takon në Europe dhe e pyet se çfarë punon, të përgjigjet: “Me transport…..”
Ky është fundi i një historie tragjike të kombit më të vjetër në Europë por që me keqardhje shumë pak apo aspak ka mbetur nga geni i tyre ILIR …….

Do daja shumë me qen krenar që jam shqiptar, por kudo që prezantoj origjinën time, në sytë e çdo të huaji nuk lexoj aspakt repsekt për atdheun tonë.

Në sytë e çdo të huaji nuk lexoj keqardhje se ne vimë nga një vend i varfër apo shtet i paaftë, por thjesht se jemi një popull i dobët në çdo aspekt.

Kjo është e vërteta e hidhur që s’duam ta pranojmë.

Prandaj krismat e pistoletës në Berlin, nuk dëgjohen aq larg sa krismat e shqiptarve nga Velipoja në Sarandë.

Next Post
Tetë viktima në dy ditë, famulltari i Shkodrës: Papërgjegjshmëria e autoriteteve po vret! Ku ka kompromise për interesa, do të ketë vdekje

Tetë viktima në dy ditë, famulltari i Shkodrës: Papërgjegjshmëria e autoriteteve po vret! Ku ka kompromise për interesa, do të ketë vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In