• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dje i kërkoi dorëheqjen në 2018 i thuri elozhe dhe e propozoi për kryetare të KLSH/ Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën

by Java News
02/02/2022 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje përmes përfaqësuesve të tij se kishte humbur besimin tek disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Befasues ishte mosbesimi i Ilir Metës te kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, duke kërkuar përjashtimin e saj nga gjykimi i vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës, me pretendimin se është në konflikt interesi. Përfaqësuesit e Presidencës, në emër të Metës akuzuan Vitore Tushën për shkelje disiplinore dhe konflikt interesi, ndërsa theksuan se zonjës Tusha i ka mbaruar mandati që në vitin 2017.

Ilir Meta është zgjedhur Presidentin që në vitin 2017. Bashkë me Berishën, Meta luftoi për të shkarkuar nga Gjykata Lartë Ardian Dvoranin me pretendimin se i kishte mbaruar mandati, në kushtet kur sipas ligjit qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej. Që nga viti 2017, Meta nuk e artikuloi kurrë çështjen e mbarimit të mandatit të Vitore Tushës, për shkak se mendonte se vota e saj ishte pro tij dhe Berishës. Meta u kujtua pas 5 vitesh se zonjës Tusha i ka mbaruar mandati, pasi humbi kontrollin mbi votën e saj.

Ilir Meta akuzon Vitore Tushën për shkelje disiplinore dhe njëanshmëri. Më parë, Ilir Meta ka shprehur zyrtarisht një vlerësim maksimal për integritetin dhe profesionalizimin e Vitore Tushës. Në 5 janar të vitit 2018, Ilir Meta zgjodhi Vitore Tushën mes 34 kandidatëve, si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke argumentuar përzgjedhjen e saj, Ilir Meta theksonte se Vitore Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, ka kaluar me sukses Vetingun etj.

“Presidenti i Republikës, vlerëson se znj. Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, së cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë institucionale, pasi si subjekt i ligjit nr. 84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t’u zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit. Duke zgjedhur një kandidaturë si znj. Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues”, thoshte ndër të tjera Ilir Meta.

Dje Ilir Meta thotë se Vitore Tusha nuk është e paanshme dhe e besueshme. Kur Ilir Metës i interesonte bllokimin i Gjykatës Kushtetuese dhe mendonte se kishte nën influencë Vote Tushën, kjo e fundit kishte integritet të lartë moral dhe profesional. Kur Vitore Tusha ka sinjalizua se nuk merr urdhra politike nga Berisha dhe Meta se si duhet të votojë, sipas Metës nuk ka më integritet të lartë moral dhe profesional!/ Adriatik Doci- shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Era e fortë rrëzon dy shtylla të tensionit të lartë/ 5 fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Era e fortë rrëzon dy shtylla të tensionit të lartë/ 5 fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In