• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘Djathtas për Ndryshim’ nuk do marrë asnjë mandat”, Kulluri i përgjigjet Topallit: Ne do marrim vota, jo si ty që u fëlliqe në Shkodër

by E S
26/04/2025 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për Qarkun Vlorë, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të Jozefina Topallit, se “Djathtas për Ndryshim” nuk do të marrë asnjë mandat, dhe do marrë rezultat të keq në këto zgjedhje.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kulluri thotë se forca politike ku ai kandidon ka besimin e qytetarëve dhe do të marrë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit.

“Nuk kam pasur kurrë dëshirë dhe nuk është në stilin tim të bëj polemikë me zonjat, aq më tepër me zonja me të cilat kam pasur një marrëdhënie politike. Por këtë herë do të bëj një përjashtim, duke mos e kaluar kufirin e etikës time të komunikimit. Jozefina Topalli para dy ditësh ka thënë se “Djathtas për Ndryshim” nuk do të marrë asnjë mandat, dhe do marrë rezultat të keq në këto zgjedhje. Nuk e di pse e ka thënë këtë, nuk i di as arsyet, por një gjë është e sigurt që, Jozefin ne do të marrim vota, do të jemi në Parlamentin e ardhshëm, dhe nuk do fëlliqemi si ty në Shkodër, që mezi more 1000 vota pas aq vitesh Kryetare Kuvendi dhe e përkëdhelura e kryetarit. E di pse, sepse ndyrshe nga ty ne kemi treguar se i qendrojmë gjërave që bëjmë, i qëndrojmë gjërave që themi, i kemi bërë të gjitha përpjekjet për reformimin e PD, një mentalitet autokratik në Partinë Demokratike, dhe këtë betejë politike do ta vazhdojmë në Parlamentin e ardhshëm ndaj autokratizmit të dy partive të mëdha dhe dy kryetarëve të partive, ndryshe nga ty që nga rebele u ktheve në të nënshtruar të Sali Berishës. Ne nuk nënshtrohemi as ndaj Berishës, as ndaj Ramës, prandaj kemi kërkuar lista të hapura. Prandaj kemi kërkuar decentralizim. Dhe mbi të gjitha prandaj kemi kërkuar që shqiptarëve, t’i kthehen të gjitha pronat e lira dhe të kompensohen financiarisht të gjithë pronarët legjitimë”, tha Kulluri.

Në fund të deklaratës së tij, Kulluri u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”.

Next Post
Trump dhe Macron i japin ‘paqen’ njëri tjetrit gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut

Trump dhe Macron i japin 'paqen' njëri tjetrit gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com