• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djalit të Balliut i ka ngelur ora në 2009-ën, bën fushatë me sloganin e Berishës ‘Shqipëria po ndryshon’

by Java News
31/05/2017 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, jo vetëm ka përçarë PD në Pogradec, por është një nga kandidatët më qesharakë që ka PD-ja.

Aq qesharak është, sa bën fushatë me parrullat e Sali Berishës të vitit 2009 dhe 2013.

Për të, “Shqipëria po ndryshon”, ndërkohë që Basha kërkon ta rrëzojë këtë Shqipëri dhe të ndërtojë një tjetër përmes Republikës së Re. Siç duket Klevisi ende s’e ka marrë vesh që parrulla e PD nuk është më ajo e para 8 viteve.

klevis balliu(Djali i Fahri Balliut gjatë takimit në Devoll, në sfond slogani i 2009, Shqipëria po ndryshon)

Në Qarkun e Korçës ndërkohë situata në Partinë Demokratike duket të jetë shumë kritike, pas listës së shpallur nga Luzim Basha personalisht, disa ditë më parë.

Në qytetin e Korçës ka një përplasje të fortë.

Kreu i PD të këtij qyteti është në zonën humbëse.

Përpara tij qëndrojnë njerëz pa asnjë meritë dhe kontribut politik.

Ashtu si Korça e Pogradeci, paraqitet gjendja edhe në Devoll, ku Lulzim Basha ka vendosur në krye të fushatës dhe si përfaqësues të tyre në listat fituese Hekuran Hoxhallin, ish-kreun e PD të kësaj dege, ish-drejtori i INUK i akuzuar për korrusion dhe i shkarkuar me ceremni nga Sali Berisha.

Në Devoll e dinë mjaft mirë se kush është Hekuran Hoxhalli, i cili në 2013 rrëmbeu flamurin e Rilindjes, duke tentuar t’i shkaktonte një humbje të thellë.

Ai u bashkua me socialistët, më pas mbështeti Lulzim Bashën në garën për kryetar dhe së fundi i shpërblye prej tij me një mandat deputeti, raporton Cityneës.

Të gjitha këto, demokratët e Devollit dhe banorët i dinë mjaft mire, se cili është turpi që mund t’i përfaqësojë dhe strukturat e PD po kalojnë një kaos të vërtetë.

Gjysma e Kryesisë nuk shkon në takimet zyrtare dhe ka braktisur kandidatët.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe drejtuesisht janë tërhequr, duke deklaruar se nuk e mbështesin Hekuran Hoxhallin.

Së bashku me ta janë edhe ish-drejtues të degës, kreytarët e komunave, si dhe dhjetëra militantë, të cilët e shohin kandidatin e Bashës si njeriun e Edi Ramës dhe Niko Peleshit në listat e PD.

Kështu, pas Korçës e Pogradecit, PD është në situatë kritike edhe në Devoll, shkruan lexo.al.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Klevis Balliu, u bë protagonist qesharak në media kur menjëherë pas kandidimit të tij nga Basha, shpërndau një njoftim për mediat me plot gabime drejtshkrimore./lexo.al

 

Next Post
Et’hem Ruka: Rama, kryeministri më qytetar që kemi patur në këto vite. Ja cili është gabimi më i madh i tij

Et'hem Ruka: Rama, kryeministri më qytetar që kemi patur në këto vite. Ja cili është gabimi më i madh i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In