• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djalin e ka në burg për vrasje, babai kërkon deklaratë nga familjarët e viktimës për lirimin e tij

by A R
30/12/2021 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Uniko trajtoi konfliktin mes dy familjeve në fshatin Cikallesh të Kavajës, ku për shkak të prerjes së një peme, një person u vra ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe sot është invalid.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 dhe viktimë mbeti Fatmir Çelhaka. Ai u godit me sëpatë nga Qamil Çelhaka. Viktima kishte shkuar me disa punëtorë për të prerë pemë në oborrin e shtëpisë së tij për dru zjarri. Por autori që sot është dënuar me 35 vite burgim, i kërkoi që të mos prisnin pemët pasi pretendonte se ndodheshin në tokën e tij, ndryshe nga sa pretendon familja e viktimës.

Mes tyre nisi sherri dhe gjatë konfliktit Qamil Çelhaka goditi me sëpatë në Fatmir Çelhakën dhe pas tij punëtorin e druve Ylli Isufi. Fatmir Çelhaka humbi jetën, ndërsa punëtori i druve sot është invalid.

Babai i autorit, Durim Çelhaka, që sot vijon të jetë në gjyq me të afërmit e viktimës për kufirin ndarës të tokës mes pronave të tyre, thotë se kërkon nga pala tjetër që t’i falin gjakun e djalit.

Ai kërkon nga familjarët e viktimës që përmes një deklarate të falin gjakun e djalit të tyre dhe i biri të lirohet. Sipas tij, ngjarja nuk ndodhi me paramendim, por në formë vetëmbrojtje.

Durim Çelhaka: Ai të heqi dorë nga drejtimet e mia, që të mos më dëmtojë rrushin. E dyta, që ky të më lëshojë një deklaratë, ta çojë në Prokurorinë e Përgjithshme, se mos më kishte ndodhur mua, do t’i kishte ndodhur atij.

Spartak Koka: Çfarë deklarate kërkoni?

Durim Çelhaka: Që të më fali çunin. Që të mos më gjëmojë këmba-këmbës se ka kërkuar atë që nuk i takon.

Spartak Koka: Çfarë ka kërkuar?

Durim Çelhaka: Ka kërkuar dënim të përjetshëm.

Spartak Koka: Sipas jush, ka ndodhur çfarë ka ndodhur, kemi një të vrarë, kemi një konflikt 30-vjeçar për rrushin poshtë me z.Hajrullah që është vëllai i viktimës, i Fatmirit, dhe djalin tuaj tashmë në burg si autor i vrasjes së Fatmirit në 2016. Ju kërkoni që të lëshohet në Prokurori një deklaratë që familja e Fatmirit t’ju falë gjakun ju? Kërkoni falje gjaku?

Durim Çelhaka: Po po atë e kërkoj unë.

Spartak Koka: Ja kërkoni publikisht sot?

Durim Çelhaka: Publikisht! Është gabim që u bë, është shumë keq që na ra kjo punë, është shumë keq, por po sikur të kishin vrarë çunin tim, edhe këtë të kërkonte ai prej meje. Çuni im është 35 vjeç, të kalbet atje… Ka ndodhur vetëm nga mendjemadhësia jo sepse…

Next Post
Nga pjatat e thyera tek hedhja e rrobave nga dritarja dhe frutat për fat/ Ja zakonet më të çuditshme për Vitin e Ri

Nga pjatat e thyera tek hedhja e rrobave nga dritarja dhe frutat për fat/ Ja zakonet më të çuditshme për Vitin e Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In