Djali i Wayne Rooneyt, Kai, duket se është një fans i madh i portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris.
Wayne Rooney është në vitin e tij të 13 në Manchester Unitedit, por duket se ende nuk e ka bindur djalin e tij 6-vjeçar, Kai, që të jetë tifoz i kësaj skuadre.
Kai është parë në rrugët e Manchesterit jo me fanellën e babait të tij apo të portierit David de Gea, por me atë të portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris.
Kujtojmë se Kai më herët është parë edhe me fanellën e Anglisë të Jamie Vardy, fanella të Real Madridit, Barcelonës, Irlandës dhe natyrisht Unitedit, përgatiti “Express”. (b.an)