• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

by A R
23/12/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u shtua djali, Brel. Tashmë Gaia është pesë vjeçe dhe këngëtarja u është përkushtuar plotësisht të dyve për të qenë pranë tyre në vitet e para të fëmijërisë. Në bisedën me “Rudinën” në Tv Klan, ku gjendet krah babait, Reshitit dhe vëllait, Stivit, Olta thotë se po e shijon shumë këtë periudhë me dy fëmijët.

Ajo vëren ndryshime mes tyre në karakter, por edhe në rritje. Me Brelin ka përjetuar edhe një episod shëndetësor pak sfidues, por tani e sheh me mirënjohje për të vlerësuar edhe kënaqësitë e përditshmërisë.

Olta Boka: Mendoj që është një nga periudhat më të mira që unë po shijoj. Kam marrë shumë me vete dhe nuk kam pasur pishmane kur jam bërë mama, si me Gaiën, ashtu edhe me Brelin, por mbi të gjitha faleminderit Zotit që kam mundësi të bëj atë lloj mëmësie për të qenë e pranishme, për të qenë prezente për ta, të paktën minimalisht që unë i mendoj si gur themeli shumë të rëndësishme për fëmijërinë dhe jam duke e shijuar si Gaian, si Brelin.

Rudina Magjistari: Si ka qenë nëse do t’i krahasoje të dy? Si duket djali?

Olta Boka: Në të dy aspektet, si dielli me hënën. Ndoshta edhe mungesa e eksperiencës bënte që t’i shihja ndryshe gjërat me Gaiën, por me një sy të ftohtë karakterialisht janë shumë të ndryshëm, nevojat i kanë komplet të ndryshme, vajza është më emocionale, djali më i pavarur, por nga ana tjetër mendoj që do të kisha vetëm eksperiencën dhe mos të vinin ato dy-tre shqetësime të vogla në fillim të vitit të parë që pata me Brelin, do të kishte qenë shumë vaj, por them që Zoti t’i jep shkallët ngadalë-ngadalë për t’u përforcuar që ti të mundesh të kalosh edhe sfida të tjera.

Rudina Magjistari: Po, por mendoj që imuniteti është gjithmonë delikat në vitin e parë.

Olta Boka: Po, por Breli lindi me refluks të gradës së tretë dhe muajt e parë m’u përkeqësuan në aspektin edhe fizik sepse nuk e ushqeja dot, nuk e ndërroja dot, për të fjetur ishte shumë e vështirë, unë e shtrija mbi trupin tim, në kraharor dhe flija vetëm në një krevat me jastëkë në të dyja anët sepse kisha frikë se mos më binte. Ishte një periudhë paksa sfiduese se gjërat harrohen, por janë ca gjëra të vogla që të thonë kujdes, mos i merr të mirëqena gjërat që ti i gëzon mjaftueshëm në përditshmërinë tënde.

Next Post
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In