• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Djali im Fatmir Haklaj, pengoi njerëzit të luftonin në Jug, për interes të Sali Berishës”

by Java News
27/03/2019 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Muharrem Haklaj

Dua të flas për vuajtjet, shkatërrimet dhe krimet, që i janë shkaktuar popullit tonë, pas vitit 1992, në periudhën që u quajt dhe po quhet “Demokraci”, që veç e tillë nuk është.

Në kohën që Ramiz Alias (qëllimisht apo nga pazotësia), ia dorëzoi pushtetin Sali Berishës me suitën e tij, filluan fatkeqësitë dhe filloi shkatërrimi  i çdo gjëje të ndërtuar me djersën e popullit, pa pagesë, ose me paga shumë të vogla.

U shkatërruan fabrika, kombinate, uzina, kanale e rezervuar për ujitje, etj. Si shembull, Kombinati i Tekstileve në Tiranë kishte rreth 11 000 të punësuar, pa përmendur që në vendin tonë nuk kishte të papunë.

Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet dhe me thirrjet e tij që të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar nga komunizmi, si dhe me propagandën e tij se kishte çekun e bardhë, filloi shkatërrimi i çdo të mirë të ndërtuar në Shqipëri.

Sali Berisha dhe klani i tij, jo vetëm shkatërruan gjithçka në vend, por sollën e mbollën drogën, korrupsionin, prostitucionin, pasigurinë, jo vetëm për të rriturit, por dhe për fëmijët e të miturit.

Me ardhjen e Sali Berishës (i cili paska qenë agjent i UDB-së jugosllave, e sot agjent i serbëve) në pushtet në vitin 1992 e deri sa ia arriti të shkatërrojë  gjithë Shqipërinë në vitin 1997, vit në të cilin u shkatërrua dhe ushtria.  Saliu bëri të gjitha përpjekjet që të fuste vendin në luftë civile, veriun kundër jugut, apo gegët kundër toskëve.

Në këtë periudhë janë vrarë, mbytur në dete mijëra shqiptarë, të gjithë me urdhërim, me veprimet apo mosveprimet e Sali Berishës.

Për të bërë të mundur Luftën Civile, Sali Berisha, ka dërguar deputetët e tij, njerëz të besuar, Gardën, në të gjithë rrethet e veriut që të grumbullojnë sa më shumë militantë, për t’i armatosur dhe për t’i dërguar, që të vrasin popullin e jugut.

Ndër këta rrethe ka qenë dhe Tropoja, ku depot dhe armatimet janë hapur me urdhrin e deputetit të PD-së, të dërguar personalisht nga Sali Berisha.

Në atë kohë, Sali Berisha ka dërguar ushtarët e gardës në Tropojë, për të mbledhur militantë të PD-së, e për t’i dërguar të  luftuar kundër jugut. Repartin e gardës e ka penguar djali im, Fatmir Haklaj, i cili u ka thënë që të jugut i kemi vëllezër dhe nuk mund të luftojmë kundër tyre. I ka dërguar fjalë dhe Saliut, që në vend të luftës kundër vëllezërve të jugut dhe ruajtjes së karriges tënde të lyer në gjak, të bashkohemi dhe të përgatitemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Kosovë, që në atë kohë ishin në pragun e rrezikim total.

Jo rastësisht, as nga pa dija, dhe as vetëm për të fituar miliona dollarë, që shumica e tyre ka përfunduar në xhepat e Sali Berishës dhe të familjarëve të tij, ai, pra Saliu, ka furnizuar me naftë e armatime makinerinë serbe të Sllobodan Millosheviçit.

(Nga Zogaj, Qafë Prushi), Kukësi e Dibra, është bërë një furnizim i pandërprerë me naftë, në atë periudhë.

Furnizimet në interes të Serbisë e të Sllobodanit, janë bërë, siç e përmenda, me urdhrin e Sali Berishës, dhe në kundërshtim me Embargon që Serbia kishte si shtet në luftë.

Sali Berisha, si agjent i UDB-së jugosllave dhe sot e në vazhdim si agjent i Serbisë, përveçse është tradhtar e ka lidhje familjare me serbët e malazezët, ka qenë i detyruar të bëjë furnizimet me naftë e armatime, se në të kundërt, padronët e tij serbë, ia nxirrnin me dokumente e fakte komprometimin, shërbimet e spiunllëqet e bëra në kohën që ai u bënte  analizat e jashtëqitjeve, udhëheqjes komuniste.

I dëgjoj lajmet dhe ndjek me interes gjendjen në Shqipëri. Po shikoj në TV demonstratat e organizuara nga Sali Berisha dhe këlyshët e tij. Gjithashtu, po lexoj në gazeta ( e në veçanti shkrimin  e ish-zëvendës shefit të FBI-së) që Saliu këto po i bën për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij, por edhe për t’u shërbyer rusëve.

Shërbimi i Saliu ndaj rusëve është i kuptueshëm e normal për atë, se Saliu, si agjent i serbëve, është i detyruar t’u shërbejë edhe rusëve. Se serbë e rusë janë vëllezër të një gjaku, ashtu siç jeni ne shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës, Çamërisë etj.

Por, në fakt, nuk e kuptoj si ai ia lejon vetes ta quajë dhunë gazin lotsjellës që po përdoret ndaj demonstruesve të dhunshëm. Gaz i cili përdoret në të gjitha vendet vërtet demokratike të botës, në raste të tilla, kur në kohën kur ai ishte kryeministër, ose më mirë me thënë kryekriminel, po në atë Kryeministri që Saliu sulmoi dhe kur demonstruesit  kur kishin thyer as edhe një xham, dha urdhër që të vriteshin demonstruesit.

Me urdhrin e Sali Berishës, u vranë 4 demonstrues e u plagosen dhjetëra të tjerë, e ndërkohë, ai duke i parë nga dritarja si kryekriminel i atij institucioni.

Saliu dhe këlyshët e tij, jo vetëm nuk kanë shprehur keqardhje për të vrarët apo për të plagosurit, por iu kanë bërë edhe karshillëk, duke i lëvduar gardistët e policët vrasës dhe ka deklaruar se do të vriste 30,  300 apo më shumë, për karrigen e tij të lyer me gjak.

Habitem me ata që e ndjekin Sali Berishën, i cili është një kriminel i ndyrë, agjent i shërbimeve sekrete, tradhtar i interesave kombëtare dhe shkatërrues i identitetit kombëtar.

I përjashtoj ata ndjekës të cilët i kanë lyer duart me gjak, për interesin e me urdhrin e tij, apo janë ushqyer nga mbeturinat e tij.

Në periudhën që Saliu ka qenë në pushtet, në Shqipëri janë vrarë, janë mbytur në dete, janë zhdukur me urdhrin e tij, si Remzi Hoxha etj, më shumë në numër, sesa janë vrarë nga italianët e gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.

Do të duhen më shumë se 100 vjet, pas ngordhjes së qelbësirës Sali Berisha, dhe plagët, fatkeqësitë, hasmëritë, shkatërrimet, korrupsioni etj, të shkaktuara prej tij, nuk do të mbyllen.

Jam i moshuar dhe kam pasur fatkeqësi nga Sali Berisha, por nuk dëshiroj që fatkeqësi si të miat, apo si të familjarëve  të tjerë shqiptarë, të shkatërruara prej tij, t’u ndodhin shqiptarëve të tjerë kudo ndodhen.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve, përjashtuar atyre që janë korruptuar në mënyra të ndryshme nga Saliu, të distancohen nga ai kriminel dhe të interesohen për të ardhmen e fëmijëve e familjarëve të tyre.

Ndërsa ish-deputetëve udhëheqës të Partisë që quhet Demokratike (që veç e tillë nuk është) iu bëj thirrje të vazhdojnë me djegien e mandateve dhe me të gjitha veprimet e shërbimet e ngarkuara dhe të urdhëruara nga krye agjenti i ish-UDB-së e sot agjent (spiun) i shërbimeve sekrete serbe, Sali Berisha, se kështu u shërbeni serbëve, grekëve e rusëve dhe mendoj që kjo është mënyra  që të marrin vesh shqiptarët (edhe ata që nuk ju kanë njohur akoma) se cilët jeni e sa të korruptuar e tradhtar jeni.

Next Post
Horoskopi/ Këto konsiderohen si 5 shenjat më kokëforta

Horoskopi, këta meshkuj japin gjithçka për një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In