• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Djali i Sokol Olldashit flet për zgjedhjet e 25 prillit dhe marrëdhënien me Bashën e Berishën, ja si i komenton veprimet e Hajdarit dhe deklaratën e Topallit

by Ardit Rada
26/02/2021 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Glauk Olldashi, djali i madh i ish-deputetit të PD Sokol Olldashi ka folur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ai ka treguar në një intervistë për Abc Neës se është propozuar si deputet në disa degë të Partisë Demokratike, por nuk ka pranuar se është ende shumë herët për të qenë në listën e deputetëve.

Glauk Olldashi ka folur edhe për marrëdhënien me kryedemokratin Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ku shprehet se me Bashën ka marrëdhënie shumë të mira dhe korrekte, ndërsa me Berishën ka patur vetëm takime rastësore në evenimentet e PD-së.

Për sa i përket deklaratës së Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një zë të guximshëm më shumë, ai tha se ish-kryeparlamentarja ka gjithë të drejtën për ta përmendur babanë e tij politikisht, pais ka qenë një nga mbështetëset e para të tij në politikë.

Intervista e plotë e Glauk Olldashit

Kohët e fundit jeni shumë i angazhuar në fushatë, synoni vetëm që të jepni për momentin, apo edhe një ftesë nga Lulzim Basha për të përfaqësuar PD-në në listat e kandidatëve?

Absolutisht vetëm për të dhënë.

Do kishe dëshirë të përfaqësoje PD-në më lart?

Jo, jo, pasi nuk ka kuptim.

Përse mendoni kështu?

Sepse ka plot njerëz aty që duhet të jenë, ju takon të jenë dhe mund ti përfaqësojnë më mirë votuesit se unë.

Kjo është për momentin që nuk e keni këtë ambicie?

Nuk kam për momentin. Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen.

Po baza ju propozoi për deputet?

Di që jam propozuar nga disa degë.

Nuk e keni plotësuar më pas formularin?

Jo, nuk e kam plotësuar. Nuk më takon mua të jem aty, se ka njerëz që kanë 30 vite që kontribuojnë dhe nuk janë.

Por nuk mendoni se ka ardhur momenti i brezit të ri?

Patjetër, duke qenë se ka nevojë për brezin e ri, unë mbështes Belind Këlliçin.

Si i keni raportet me Lulzim Bashën?

Shumë korrekte, shumë të mira. Unë kam qenë gjithmonë me parimin, nuk mund ti jap vetes merita që nuk më takojnë mua. Nuk më pëlqen të marr merita që nuk më takojnë. Patjetër, normalisht gjithë karrierës do ta kem avantazhin e të qenit biri i Sokolit, por nuk mundet që unë të jem i avantazhuar vetëm për këtë fakt.

Doni ta arrini vetë?

Po, patjetër. Do të jem në PD, por nëse do të jem i përfshirë politikisht më shumë apo më pak nuk mund ta parashikoj.

Ndoshta ka lënë shije të hidhur në PD edhe rasti i Rudina Hajdarit?

Rudina erdhi nga Amerika, u promovua pa fund, u bë deputete dhe tani, në ka bërë mirë apo keq me veprimet që mori për të qëndruar në parlament, për mendimin tim, partia duhet të jetë në unison, ajo duhet të respektonte vendimin e opozitës. Nuk mund ti them gabim, është cështje parimore, duhet të respektojë unisonin e partisë, sidomos dikush që është i ri në politikë aktive dhe parlament.

Po pjesa tjetër drejtuese të PD-së, a ju kanë inkurajuar?

Marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Çfarë mendoni për deklaratën e Jozefina Topallit, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e babait tuaj, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja do të ishte ndryshe?

Mesa di unë, Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset e para, të themi e para të babait tim në PD.  Dhe në i takon dikujt që të flasë për të politikisht është Jozefina, por deklarata e saj nuk ka asgjë për të bërë “scoop”.

Pse mendoni se nuk do të bënte diçka ndryshe?

Jo, jo, patjetër që do të ishte ndryshe, këtë nuk e diskutoj. Por fjala ndryshe nuk ka përse të përdoret tani për të krijuar “scoop” nga mediat. Ajo ka të gjithë të drejtën për ta përmendur politikisht, pasi ka qenë promovuesja e tij në PD, dhe deklarata e saj është shumë normale dhe nuk ka vend për t’u marrë dhe stërholluar. Fjala ndryshe, po patjetër që do të ishte ndryshe, por jo që të marrim tani fjalët e Jozefinës dhe ti përdorim politikisht.

Po, Astrit Patozi, Mesila Doda, Majlinda Bregu…?

Mesila Doda ka qenë mikesh e ngushtë e babait tim dhe është person i dashur për familjen tonë. Më ka inkurajuar. Me Patozin nuk kam pasur marrëdhënie direkte.

Me ish-kryeministrin Berisha?

Kam pasur takime rastësore në evenimentet e PD-së.

Çfarë mendoni se do të bënte ndryshe Sokol Olldashi nëse sot do të ishte gjallë?

Çdo kush është ndryshe nga dikush tjetër. Unë dhe ti nuk jemi njëlloj. Çfarë do bënte ndryshe nuk mund të spekuloj. Unë nuk mund të them diçka kur ai nuk është gjallë për t’u përgjigjur. Sidomos unë që jam djali i tij.

Tani me çfarë merreni?

Po vazhdoj masterin online për shkak të situatës së pandemisë dhe tani po angazhohem në fushatë.

Next Post
Kreu i ‘Shefqet Ndroqit’: Mjekët, pjesë e vuajtjes së pacientëve. Ka nga ata që mbajnë “Xanax” në xhep…

Kreu i 'Shefqet Ndroqit': Mjekët, pjesë e vuajtjes së pacientëve. Ka nga ata që mbajnë "Xanax" në xhep...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In