Aktori i njohur i serialit më të ndjekur të momentit “Nehir”, Burak Yoruk ka zbuluar se është me origjinë shqiptare.
Djaloshi simpatik pak minuta më parë ka publikuar një foto ku krahas saj shkruan në shqip “Djali i nënës”.
Kështu Burak ka treguar se nëna e tij është me origjinë shqiptare dhe ai ka vendosur ta ndajë këtë fakt me të gjithë ndjekësit e tij.
Kujtojmë se Burak ka në numër të madh rolesh në serialet turke, ku ka luajtur përkrah Alina Boz, ose siç njihet ndryshe Hazall i “Fate të kryqëzuara”. /m.j