Lidhja Demokratike e Kosovës emëruar në pozita qeveritare edhe një anëtar të Familjes së Ibrahim Rugovës. Djali i madh i ish-Presidentit është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa.
Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i cili kishte arritur të bëhej deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit edhe e bija e Rugovës, Teuta, përmes listës së LDK’së arriti të bëhet deputetë, madje njëra ndër më të votuarat në LDK, shkruan Express.