Me një skedë kriminale të mbushur me vrasje, përdhunime, kanosje, tentativa për arratisje nga burgu dhe vjedhje, Dan Hutra, nuk ishte i panjohur për policinë.
Vëllezrit Hysa nuk dinin asgjë për dhëndrin dhe historinë kriminale që mbante mbi kurriz.
Një histori 20 vjeçare krimesh, nuk mjaftoi për ta mbajtur pas hekurave, njeriun që u mori jetën 3 grave brenda pak minutash, ndërsa tre të tjera janë ende në luftë me vdekjen në spital.
Një profil kriminal që e kishte paralajmëruar tragjedinë, ekspertët gjykojnë që të gjitha strukturat kanë dështuar.
/e.d