• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Djali i Erdoganit në foto me ISIS, debate për rolin e Turqisë

by A R
26/11/2015 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të djalit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan duke pozuar me krerë të Shtetit Islamik, shkruan gazeta Panorama, çka ka rritur debatin mbi rolin e Turqisë në lidhje me fundin e regjimit të Asadit në Siri dhe luftës që ky shtet thotë se i ka shpallur ISIS-it.

Bilal Erdogan shihet në këto foto me drejtues të ISIS që bënë masakrën në Rojava dhe Homs. Kjo ka mjaftuar që mediat ruse të shtojnë akuzat e tyre ndaj Turqisë, për lidhje të saj me ISIS. Edhe më herët, Moska ka thënë se Shteti Islamik po bën tregti nafte me Turqinë, duke forcuar kështu financat e tij.

Në tetor 2014, nënpresidenti amerikan Joe Biden tha në një takim të Harvardit që regjimi i Erdoganit e ka mbështetur ISIS me “qindra miliona dollarë dhe mijëra ton armëve” Por Biden më vonë kërkoi falje në për këtë deklaratë qartësisht me arsye taktike për t’i marrë leje Erdoganit për të përdorur bazën ajrore të Turqisë Inçirlik për sulmet ajrore kundër ISIS në Siri. Megjithatë, dimensionet e mbështetjes së Erdoganit ndaj ISIS janë shumë, shumë më tepër larg se sa Biden ka lënë të kuptohet, shkruan në një artikull analizë “olympia.gr”. Në një kohë kur Uashingtoni, Arabia Saudite dhe Katari po sulmojnë ISIS, ata çuditërisht mbeten ende të fortë. Arsyeja duket të jetë shkalla e mbështetjes nga Erdogan dhe shokët e kryeministrit, Ahmet Davutoglu.

Burimi kryesor i parave që ushqen ISIS këto ditë është shitja e naftës së Irakut nga fushat e naftës në rajonin e Mosulit ku ata mbajnë një fortesë. I biri i Erdoganit duket se është njeri që bën shitjet e eksportit të naftës të kontrolluar nga ISIS, shkruan artikulli. “Bilal Erdogan zotëron disa kompani detare. Ai thuhet se ka nënshkruar kontrata me kompanitë evropiane që operojnë për të transportuar naftën irakene të vjedhur në vende të ndryshme aziatike. Qeveria turke e blen naftën e plaçkitur të Irakut e cila është duke u prodhuar nga puset e naftës irakene të sekuestruara. Kompanitë detare të Bilal Erdoganit zotërojnë një zonë të madhe moli në portet e Bejrut dhe Cejhan që transportojnë naftë kontrabandë për ISIS-in”, shkruan artikulli.

/Panorama/

Next Post

Raporti pas dyerve të mbyllura: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In