Hamza bin Laden, djali i themeluesit të organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden, u ka bërë thirrje xhihadistëvë në Siri të bashkohen, duke thënë se lufta në vendin e shkatërruar nga lufta hap rrugën për “çlirimin e Palestinës”.
“Populli Islam duhet të përqendrohet tek xhihadi në Siri dhe t’i bashkohen radhëve të muxhahedinëve. Nuk ka arsyetim për ata që insistojnë në ndarjen apo faktin se e gjithë bota është mobilizuar kundër myslimanëve”, ka deklaruar 23-vjeçari Hamza bin Laden, në një audio porosi të publikuar në internet, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, gjithashtu i ka bërë thirrje xhihadistëve në Siri të bashkohen, pavarësisht faktit se ka kundërshtuar funksionimin e Shtetit Islamik (rival) dhe kalifatin që ata proklamojnë.
“Çështja e unitetit tani është çështje jetë a vdekje”, ka deklaruar Zawahiri në një audio mesazh. (b.an)