Djali i George Soros, Alexander Soros ka qenë këtë paraditë në zyrën kryeministrore të Edi Ramës ku dhe ka patur një takim me kreun e qeverisë.
Alexandër Soros ka postuar një foto të takimit të tij me kryeministrin Rama, ku dhe ka folur me superlativa për kreun e ekzekutivit. Alexander Soros e cilëson Ramës si një vizionar që ka një ndër zyrat më unike kryeministrore. Por s’mund të presësh më pak, saktëson djali i Soros, nga një artist bashkëkohor, shkrimtar e ish lojtar basketbolli.
Për më tepër shikoni postimin e djalit të Soros.
“Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike. Më e veçanta e një kreu qeverie. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit!” shkruan Alex Soros në Instagram.












