• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Djali 8-vjeçar qante mbi trupin e nënës”, rrëfehet dëshmitari i aksidentit me dy viktima

by A R
27/02/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes në aksidentin tragjik, që i mori jetën Xhemil dhe Edlira Fiskut, rrëfyen tmerrin që panë.

Personi i parë që mbërriti në vendin e ngjarjes tha se skena e aksidentit ka qenë mjaft e rëndë. Gëzim Sina, i cili ishte duke punuar në biznesin e tij, që ndodhet shumë afër vendit të aksidenti, u shpreh dje për ‘panorama’ se për shkak të pozicionit që ka në vendin e punës, është bërë me dhjetëra herë dëshmitar i aksidenteve të tmerrshme që kanë ndodhur thuajse në të njëjtën zonë.

Gëzim, ju jeni ndër të parët që keni shkuar në vendin e ngjarjes. E patë se si ndodhi?

Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë. Aksident shumë i frikshëm. I mori makina përpara dhe i bëri copë të dy. Dje (pardje) pashë tmerr me sy. Një skenë në vendin e ngjarjes vërtetë e llahtarshme. Trupat e dy viktimave ishin gjymtuar. Ndërsa fëmija 8-vjeçar qante mbi trupin e nënës së tij. Përplasja ishte shumë e fortë dhe makina i ka ngjeshur trupat në barrierën mbrojtëse metalike, e cila është shumë e mprehtë. Një tmerr i vërtetë. Shkuam që u çuam çarçafë për të mbuluar trupat. Nuk di çfarë të them, aksident më të frikshëm nuk kisha parë në jetën time. Për shkak se kam punën këtu, jam bërë me dhjetëra herë dëshmitar dhe kam asistuar në shumë aksidente, por ky i fundit ishte vërtetë shumë i rëndë.

Kanë ndodhur edhe aksidente të tjera në këtë vend?

Me dhjetëra. Këtu thuajse përditë ndodhin aksidente. Është vetë pozicioni i tillë. Këtu makinat ecin me shumë shpejtësi, nga ana tjetër në rrugën kryesore ka hyrje dhe dalje, pasi është rrethrrotullimi. Ky vend është burim aksidentesh. Nuk ka pak ditë kur u shënua një tjetër aksident i rëndë, por edhe më herët. Po them, mund të kemi asistuar me djalin tim në më shumë se 15 apo 20 aksidente të ndryshme, shumë prej të cilëve fatmirësisht vetëm me disa lëndime të lehta.

Pse ndodhin aksidentet pikërisht në këtë vend?

Këtu ndodhin aksidente për shkak se qytetarë të ndryshëm, të cilët duan të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera të jugut presin për të gjetur furgon ose autobus. Por në fakt, aty nuk ka stacion autobusi. Qytetarët e kanë nga halli, sepse në këtë zonë është i vetmi vend që ka pak hapësirë për të hapur krahun mjetet e transportit të udhëtarëve. Duhet të merren masa urgjente, pasi njerëzit po humbin jetën përditë./a.m.

Next Post
Si u dënua një revistë franceze pse botoi fotot nudo të Middleton

Si u dënua një revistë franceze pse botoi fotot nudo të Middleton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

E dënuar për përvetësim fondesh, jeta politike e Marine Le Pen varet nga vendimi i gjykatës

January 13, 2026
Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

Të bllokuar prej orësh në zonën e përmbytur, ngrihet droni për lokalizimin e dy barinjve në Fier

January 13, 2026
“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

“Dua të shkoj pak në tualet”, kurthi që i bëri i burgosuri policit për t’u arratisur

January 13, 2026
Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In