• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dixhitalizohet” lista e manjakëve seksualë/ Miratohet në parim te “Siguria” projektligji për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale! Shoqëria Civile: Do jetë publike

by Java News
14/12/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është miratuar sot në parim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligji për “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Einxh Pepa, përfaqësues e Shoqërisë Civile, sqaroi se ky regjistër do të jetë elektronik dhe do të vendoset në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas projektligjit, në këtë regjistër do të jenë vetëm personat e dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa koha që emri do të qëndrojnë në të, do të përcaktohet në varësi të kohës së dënimit.

“Do të jetë elektronik do të vendoset në drejtorinë e  përgjithshme të policisë. Pjesë në këtë proces do të ketë edhe drejtori e përgjithshme e burgjeve që do të japin informacion për të dënuarit. Në këtë regjistër do të jenë autorët  e veprave penale të dënuar me vendim të formës së prerë. Autorët e veprave seksuale do t kenë një detyrim për të raportuar të dhënat e tyre që do të jenë të rifreskuara çdo vit. Do dimë ku jetojnë çdo vit, ku punojnë, cilat janë rrethanat e tyre jetësore në mënyrë që edhe qytetarët por edhe policia ta kenë më të thjeshtë për t’i kontrolluar. Koha që një person qëndron në këtë regjistër, është e përcaktuar nga dënimi që ai ka marrë”, u shpreh ajo.

Diskutime pati në lidhje me faktin nëse ky regjistër do të jetë apo jo publik. Sipas përfaqësueses së Shoqërisë Civile, ligji është konceptuar që të jetë publik, në mënyrë që komuniteti të ketë mundësi të mbrohet.

“Ligji është konceptuar të jetë publik sepse i jepet mundësia komunitetit që me një kërkesë t”i drejtohet Drejtorisë së Policisë dhe të marrë informacione mbi atë person”, tha ajo.

Në kundërshtim me këtë ishte Erisa Xhixho, e cila u shpreh se një gjë e tillë do të krijonte stigmatizim dhe mundësi për hakmarrje personale.

“Ne jemi mbështetur në sistemin Europian, një sistem ku në këtë regjistër nuk kanë akses të gjithë për të penguar stigmatizimin dhe po ashtu hakmarrje personale. Debati është nëse në këtë regjistër kenë akses të gjithë qytetarët apo vetëm sistemi i drejtësisë. Duhet një procedurë ligjore. Kjo është pika ku ndahemi, do ngelet për t’u gjykuar nëse do të jemi për një sistem të hapur apo pjesërisht të hapur”, u shpreh Xhixho.

Megjithatë ky projektligj u votua unanimisht nga të gjithë të pranishmit në Komision. Tashmë ky projektligj do të kalojë për shqyrtim edhe në komisionet e tjera parlamentare, para se të shkojë për votim në Kuvend./m.j

Next Post
Krimet mjedisore, 22 të arrestuar vetëm në 2 javët e Dhjetorit

Krimet mjedisore, 22 të arrestuar vetëm në 2 javët e Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In