• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorci i Nedës dhe Ogrenit, marrëveshja e ish-çiftit! Kriza 5-vjeçare në martesë, dyshja jetonin të ndarë

by Os De
08/11/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neda, i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogrenin, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai si dhe një vajzë. Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës. Në një intervistë mes shumë emocionesh e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën”, u shpreh ajo. Madje ajo ndër të tjera ka pohuar se ka kohë që kur raporti i tyre nuk ishte i shëndetshëm.

“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”, tha më tej Neda.

Neda Balluku dhe Ogren Balluku janë kthyer në qendër të vëmendjes në medien rozë, pas lajmit të divorcit të tyre, pas 10 viteve martesë. Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Dogga. Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët. Ndonëse në fshehtësi, duket se dyshja ka kaluar disa vite të vështira, me shumë ulje dhe ngritje.

Vetëm pak vite më parë, Neda fliste për këtë raport dashurie, duke zbuluar edhe sekretin e raportit të fortë që kishin.

“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, – shprehej atë herë Neda, duke zbuluar se gjithçka mes saj dhe Ogrenit ishte në ditët më të mira të mundshme.

Por e gjithë romanca tashmë ka marrë fund dhe dyshja pritet të ketë një divorc të qetë, duke qenë se të dy, paraprakisht kanë përgatitur një kontratë marrëveshjeve.

Next Post
Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Taksat që ndryshojnë/ Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In