• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Divorci me dashurinë e jetës, për të cilën Noizy nuk foli kurrë

by A R
26/01/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është 30 vjeç dhe ka kaluar shumë eksperienca me femra, por nëse dikush e pyet për dashurinë e jetës, ai me siguri do të përmendë atë në moshën e adoleshencës, me një vajzë 4 vite më të madhe.

Lidhja e tij e dashurisë me nënën e vajzës Leandra, mund të konsiderohet dashuria e vërtetë për reperin, Rigels Rajku (Noizy-n). Fëmija që sollën në jetë, këtë vit feston dhjetëvjetorin, por reperi tashmë i famshëm u njoh me nënën e vajzës së tij para se të festonte 20-vjetorin, pikërisht në moshën e adoleshencës.

Ajo ishte një vajzë simpatike nga Shqipëria, me të cilën ra në dashuri dhe shumë shpejt u bë baba. Iu rikthyem kësaj historie për faktin se vetëm pak ditë më parë, Noizy fshiu nga trupi i tij tatuazhin me portretin e ish-partneres, duke e zëvendësuar me një mikrofon dhe me një kurorë. Mediat e lidhën këtë fakt me lajmin se Noizy është në prag fejese me një tjetër vajzë shqiptare që jeton në Francë, por vetë reperi e përgënjeshtroi lajmin, duke sqaruar në Instagram se në gjithë këtë histori nuk ka diç- ka të vërtetë.

Edhe pas kthimit nga Anglia, periudhë që ka të bëjë me nisjen e një cikli të ri jete për këngëtarin, që u pasua nga fama, jeta e shfrenuar dhe paratë, asnjë vajzë nga ato që ai njohu në këto vite nuk e zuri dot vendin e asaj të parës, që pati lidhje para famës. Sipas miqve të afërt të këngëtarit, vajza me tipare të thjeshta dhe asgjë bombastike në pamjen e saj, i kishte mbetur fiksim Noizy-t, për faktin edhe se ajo e kishte tradhtuar kur ishin bashkë. Sipas tyre, jo vetëm që e kishte tradhtuar, po dhe ia kishte pohuar vetë këtë fakt duke e lënduar edhe më shumë. Pavarësisht të gjithave, Noizy nuk mund ta harronte atë që ai e quante në biseda dhe intervista thjesht “mami i vajzës”, duke vendosur ta pikturonte por tretin e saj tatuazh në krah.

Nuk dihet nëse tani ai do të ketë mundur ta hedhë pas krahëve totalisht atë histori dashurie, që ishte e para dhe më e forta e jetës së tij. Edhe pse ai u kthye në Shqipëri, marrëdhënia me vajzën ka qenë shumë e ngushtë, madje ai i dedikoi asaj një nga këngët më të bukura e prekëse, me fjalët e babait të përmalluar, “Noku i vogël”. Reperi, përveç shumë i suksesshëm në muzikë, është një baba i përkushtuar, pasi i shkurton shpesh distancat mes Tiranës dhe Londrës, për të takuar Leandrën 10-vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në kryeqytetin anglez.

JETA E NOIZY-T PARA FAMËS NË ANGLI, MES BOKSIT DHE LIDHJES SË ÇMENDUR TË DASHURISË

Reperi Noizy, që ka pas vetes një karrierë si boksier i “streefight” në adoleshencën e tij në Angli, tashmë ka shumë këngë hit-e në tregun muzikor shqiptar, dhe cilësohet si një nga reperat më të mirë. Por me kthimin në Tiranë, ndërtimin e një apartamenti luksoz në Durrës, ku ka dhe biznesin e tij (një lokal familjar), jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput krahasuar me jetën në Angli. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë ai, pasi në një intervistë të para shumë viteve dhënë për gazetën “Panorama”, deklaroi se jeta e tij ka qenë si nëpër filma. ”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi.

Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane, pasi ka ndjekur klipet e mia në YouTube është intriguar, duke realizuar një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij”, është shprehur Noizy në një nga intervistat e tij. Pikërisht në atë kohë erdhi në jetë vajza nga bashkëjetesa e tij para të 20-tave, gjatë kohës që qëndroi në Angli, ku ai kujton dy ekstreme, dashurinë e çmendur për mamin e Leandrës dhe ndeshjet në boksin e rrugës. Po cila ishte e shkuara e këngëtarit të muzikës hiphop?

Ai ishte 11 vjeç, kur familja e tij la Shqipërinë në vitin 1997 dhe u vendos në Londër, në Wooldwhich, një nga zonat ghetto më të rrezikshme në Londër. Noizy ishte i suksesshëm në “streetfight” ku ai u shpall kampion i Londrës, me 15 ndeshje e 15 fitore. Në vitin 2008 lidhi një kontratë me “ZIG ZAG” on records, në të cilën u realizuan superhitet “O.T.R me zemër”, “Jena mbretër” & “Histori e gjatë” . Albumi i parë i Noizy-t “Pak më ndryshe” zgjati gati 1 vit të plotë për t’u realizuar në mënyrë shumë profesionale, për t’u pasur nga shumë hit-e më vonë. Noizy njihet për miqësitë me VIP-at, si Blerim Destani, MC Kresha, Duda etj.

Por kur bëhet fjalë për armiqtë, ai pothuajse në çdo këngë të tij fyen këngëtarët e “Babastars”, me të cilët është përleshur edhe fizikisht në Zyrih të Zvicrës, konflikt që arriti kulmin vitin e kaluar në Prishtinë. Sa për historitë me femra, ai ka deklaruar në intervista se pas ndarjes nga femra që dashuroi, ai numëron eksperienca me mbi 100 femra në jetën e tij/Panorama/b.d

Next Post
Gjenerali amerikan përhap panik: Në Evropë mund të nisë lufta

Gjenerali amerikan përhap panik: Në Evropë mund të nisë lufta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In