Moti i keq ka shkaktuar një viktimë në Divjakë. Në lagunën e “Karavastasë”, është gjetur i vdekur 54- vjeçari K.K., banues në fshatin Karavasta.
Viktima është gjetur pasditen e djeshme nga banorë të zonës. Nga veprimet e kryera, këqyrja e kufomës dhe autopsia mjekoligjore rezultoi se në trup ka shenja djegie si pasojë e një shkarkimi elektrik nga rrufeja.
Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes./a.k