• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ditmir Bushati po ndërton një fabul të vetën politike

by Mero Baze
29/08/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për atë që ka ndodhur në Shkodër. Për atë që ka ndodhur në Shkodër mund të jetë në sherr Partia Socialiste me Ditmirin. Ajo që po artikulon Bushati, qysh pas ikjes nga ministër i Jashtëm e më pas, është një gjë më e thellë dhe më serioze për karrierën e vet, se sa ndonjë mospërputhje idesh me Edi Ramën.

Ditmir Bushati, duket se ishte ministri që e përjetoi më keq se gjithë të tjerët shkarkimin si ministër i Jashtëm. Edhe pse ishte një shkarkim i ambalazhuar për gjithë ministrat njësoj, pra për të gjithë ata që kishin qenë ministra pesë vjet, Bushati ndryshe nga ministrat e tjerë, ndërtoi fabulën e vet politike për shkarkimin. Ai e paraqiti kudo shkarkimin, tek gazetarë konfidentë, tek diplomatë, ish- kolegë të tij dhe kudo që pyetej, përveçse publikisht, si një pasojë që po i vinte nga fakti që Edi Rama mbështeste presidentin Hashim Thaçi në bisedimet për marrëveshjen me Serbinë, ku ishin të hapura dhe opsionet e shkëmbimit të territoreve.

Aq shumë u vetësugjestionua nga kjo fabulë që ndërtoi, dhe aq shumë e përhapi atë, sa presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë shkarkimin e tij, një rast i paprecedentë në historinë e politikës së çdo shteti në botë, ku shkarkimi i ministrit është tërësisht kompetencë e kryeministrit.

Beteja vazhdoi pastaj me mos dekretimin e Gent Cakaj, i cili, falë këtij sugjestioni publik që ju bë shkarkimit të Bushatit, u caktua apriori si njeri i dërguar nga Vuçiç e Thaçi, për të pasur mbështetje të Tiranës, a thua se atyre nuk u mjaftonte Edi Rama, nëse e kishin.

E vërteta është se Bushati ishte në të drejtën e vet të ishte kundër një marrëveshje Serbi- Kosovë, që përfundonte me shkëmbim territoresh.

Shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, një minë me sahat për rajonin dhe një poshtërim për shqiptarët e serbët, si dy kombe primitive që nuk jetojnë dot bashkë.

Të jesh kundër kësaj ideje është një gjë e lehtë dhe parimore. Por të përballesh me këtë ide si shtetar, mbështetur dhe nga SHBA e BE, duke qenë kryediplomat apo kryeministër, nuk është njësoj si të jesh editorialist tek gazeta “TemA”, ku mund të thuash kollaj që kjo është idiotësi.

Edi Rama nuk foli kurrë, as një “Po” dhe asnjë “Jo” për këtë propozim, duke thënë se është një peshë në qafën e Hashim Thaçit, dhe ky është i vetmi fakt publik, që e diferenconte atë nga Bushati, i cili në një intervistë e kundërshtoi hapur këtë ide.

Fushata linçuese ndaj Cakajt, përfshirja në debat e Berishës, Metës dhe Haradinajt, që befas gjetën rast të shfryjnë dhe inatin me SHBA për hallet e tyre dhe të ndezin delirin e shpëtimtarëve të kombit, kishte nevojë për një aleat nga ana e Ramës, dhe Ditmir Bushati ishte “armiku” në dispozicion, në këtë rast.

Kjo fabulë zgjati deri në verën e këtij viti, kur Bushati u përball me ndëshkimin e dytë nga Edi Rama, atë të shkarkimit nga koordinator politik i Shkodrës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas kësaj, ai nisi të ndërtojë fabulën e dytë të tij politike, atë të dekriminalizimit, pasi kandidati i tij për në Shkodër rezultoi një ish- i dënuar në Itali.

Kjo e dyta natyrisht prodhon më shumë nervozisëm në Partinë Socialiste, edhe pse e vërteta është se mjedisi i të zgjedhurëve është i kontaminuar nga prurje të tilla, herë pas here.

Dy javë më parë ai ka pasur një shkëmbim të hidhur replikash me Edi Ramën, në debatet online me Kryesinë e PS, dhe dje një diskutim po aq të hidhur në Kryesi, duke u foksuar tek ky fenomen, dhe duke bërë përgjegjës Edi Ramën.

Janë dy fabula që vijnë pas dy shkarkimeve të tij, e para nga një post shtetëror, dhe e dyta nga një post politik.

E vërteta është se deri tani, debati brenda PS është mes tij dhe Edi Ramës. Askush nuk është përfshirë në këtë debat, qoftë dhe për faktin se shkarkimi nga ministër është një çështje ekskluzive e kryeministrit dhe se shkarkimi nga koordinator politik erdhi pas një rezultati katastrofik, të ulët të PS, në Shkodër, edhe pse pa rival.

Por nuk duket se është një debat nga ato që “shëndoshin” Partinë Socialiste, siç thuhet rëndom në këto raste. Është më shumë një polemikë politike mes tij dhe Edi Ramës, si një njeri që po ndërton fabulën e vet politike, ndaras me të, si një ish- ministër që u bë “viktimë” e (mos)marrëveshjes Serbi- Kosovë dhe ish- politikan i PS, që u bë viktimë e marrëveshjes Rama- Doshi. Ka zgjedhur dy fabula të cilat nuk lënë vend për të brenda në PS.

Dhe Bushati duket që nuk po lufton për të qëndruar, por po qëndron për të ikur, duke luftuar kundër “armiqëve të jashtëm të Shqipërisë”, që i lidh me Edi Ramën dhe “kundër armikut të brendshëm” të PS, që është Edi Rama.

Next Post
FOTO/ Përplasja dramatike, shqiptarin nuk e mbajnë frenat, “fluturon” nga rruga dhe përplaset me murin

FOTO/ Përplasja dramatike, shqiptarin nuk e mbajnë frenat, “fluturon” nga rruga dhe përplaset me murin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In